“14 maji fryma e triumfit”/ Berisha: Kjo qeveri i përdori shqiptarët për interesat e veta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Maliq, Alfred Gega, është shprehur se në 14 maj,  shqiptarët do të votojnë për shpëtimin e tyre nga qeveritarët që e përdorën pushtetin për tu pasuruar vetë.

‘Të dashur miq është për mua një nder i madh, një kënaqësi e veçantë të paraqes sot kandidatë për kryetar bashkie njërin nga bijtë më të shquar të Maliqit, njërin nga bijtë më të respektuar të kësaj treve, por ju them këtu njërin nga humanistët më të shquar shqiptarë sot, pasi Alfred Gega mishëron në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë aftësitë profesionale të mjekut me njerëzinë e madhe të një humanisti të shkëlqyer.

Alfred Gega vjen sot para jush, pasi gjatë karrierës së tij mjekësore ka trajtuar me mijëra e mijëra të sëmurë, por edhe pas gjatë karrierës së tij mjekësore u është përgjigjur ditën dhe natën, në çdo kohë kërkesave, telefonatave tuaja dhe të qytetarëve të Korçës për t’i ndihmuar ata vetë, apo me kolegët e tij, çka e vendos atë në një nivel shumë të lartë të humanizmit mjekësor.

I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet.

E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India. Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha në Maliq.

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV