Aksident në Vorë/ Automjeti del nga rruga, plagosen rëndë tre të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vorë.

Në njoftimin zyrtar raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë.

Makina e llojit “Peugeot” që drejtohej nga një 25-vjeçar me inicialet L.B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë mbetur të plagosur.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi:

Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV