Çani plas deklaratën: Ja qytetet ‘delikate’ ku do ndërhyjnë për të ndryshuar rezultatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se ndërhyrja e të fortëve në zgjedhje ka prirje për të ndikuar në rezultatin e Elbasanit.

Gjatë një interviste televizive, Çani shprehet i bindur se “të fortët” e dinë se ku është pjesa delikate dhe do shkojnë dhe veprojnë për të ndryshuar 3-4% të votave të nevojshme për të diktuar rezultatin.

Ndërhyrja, thotë ai, mund të realizohet përmes shandazheve, ose me blerje, ose me tërheqje të kartave të identitetit.

Pjesë nga debati:

Çani: E vetmja gjë që unë nuk kuptoj në këtu është…. Sigurisht, ky sondazh nuk merr parasysh edhe ndërhyrjen e të fortve në zgjedhje.

Se duhet shpjeguar një gjë, në nuk dim se kush i kontrollon sot të fortët e Elbasanit.

Ata që përveçse bëjnë sherre dhe vrasin njeri-tjetrin, sigurisht që thirren edhe nga politika dhe për të ndërhyrë në zgjedhje.

Duma: E pranon zoti Noka që ka lidhje me të fortët e Elbasanit.

Noka: Unë skam punë me asnjë. Pse? Unë o marrë votë qytetari, se për votë të fortësh unë kurrë nuk kam kërkuar dhe as kam ndër mend.

Çani: Në disa zona të Shqipërisë ne e dimë që veprojnë të fortët…

Unë nuk jam person që merrem me kronikën e zezë, por Elbasani e dimë që ka një background. Kjo është e vërteta përtej të gjithave.

Duma: Njerëzit mundet që në disa zona të Shqipërisë që ne e njohim nga kënde të ndryshme politikën dhe votimin, ta dinë se ku influencojnë grupet kriminale. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të qartë për disa gjëra.

Pse nuk e dinë elbasanllinjtë se ku influencohet, shkaqet e presionit, tensionet e grupeve janë aty. I dinë ata.

Lexo edhe :  Bilanci nga Ministria e Mbrojtjes: Kemi evidentuar 21 vatra zjarri

Çani: Dhe unë kur flas nuk flas për qytetarët. Të fortët kur ndërhyjnë në zgjedhje nuk ndërhyjnë tek qytetarët e thjeshtë.

Ata e dinë se ku është pjesa delikate dhe aty shkojnë dhe veprojnë. Ose përmes shandazheve, ose me blerje, ose me tërheqje të kartave të identitetit.

Tani unë nuk jam arrogant të them po bëjnë vjedhje massive. Jo, këtu mjafton që 3-4%, madje në bazë të shifrave edhe 2% të ndryshosh dhe e merr.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV