14 maji/Vangjeli bën parashikimin:Ky qytet do jetë bastioni më i madh politik i së majtës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli, për kërkesën për regjistrimin e Sali Berishës si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit, e sheh si momentin kur shterojnë mjetet politike dhe kur jurisprudenca nuk jep dot përgjigje.

Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se nuk ka pothuajse asnjë vlerë në praktikë kërkesa e të gjitha palëve dhe rrëfen dhe njëherë frikën reciproke të palëve dhe zgjidhjet që kërkojnë në vendin e gabuar.

Sipas tij pjesa e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, në raport me Berishën me etiketim si non grata, kanë të drejtë, por se ata kanë deputetë por nuk kanë parti, kanë vulë por nuk kanë kandidatë.

Targeti i tyre në këto zgjedhje nuk është ai që do të ishte i një partie politike, ambicia normale dhe natyrale i një partie, ndërrimi i pushtetit, targeti i tyre është jo fitorja e tyre, por rrëzimi i zotit Berisha.

Demokratët duke patur në krye zotin Berisha nuk mund të vijnë dot në pushtet. Zoti Berisha nuk do të ketë kurrë një herë të tretë si Kryeministër.

Pavarësisht këtyre beteja është bërë aq qesharake sa s’ka ku të vejë.

Vangjeli shtoi se nuk ka asnjë shenjë dhe gjurmë të Oleg Deripaskës në Tiranë, duke shtuar se ka dhe të tjerë që vëzhgojnë dhe nuk do e lejonin gishtin tonë të përdredhur, të përdridhet dhe më tej.

Në replikë me Klevis Balliun, Vangjeli tha se nuk ekziston Oleg Deripaska, në marrëdhënie biznesi me Tiranën.

Socialistët në qeverisje kanë një mijë e një mëkate, por jo këtë. Që po vjen një miliarder rus të ndërtojë një shkollë në Kamëz, për të fituar para dhe për të shtrirë lidhjen në qeveri, është qesharake.

Nga momenti kur thua tender ndërkombëtar, këtu po shtohet dhe elementi ndërkombëtar.

Gara mes agjenturave është më rëndë, agjentura ruse po ndërton shkollë në Kamëz, agjentura kineze po financon pemët që po mbillen.

Ky vështrim gjeopolitik kështu është që Agata Kristi do ngrinte duart dhe do thoshte që Tirana është subjekt, dhe problemi nuk është te ajo që thuhet, por problemi është nëse besohet një gjë e tillë.

Ai shtoi se vetë amerikanët ndihen të rrezikuar në sigurinë e tyre kombëtare dhe kanë krijuar identikitin e zotit Berisha si kërcënim dhe se po të ishte kështu, do e pasonin dhe te Edi Rama.

Lexo edhe :  Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

Vangjeli shtoi se nuk beson se Monika Kryemadhi është përlyer me para ruse dhe as ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, siç e ka akuzuar Berisha, nuk ka lobuar për partinë e tij me para ruse, por se kanë qenë para të pista por jo ruse.

Sipas tij, ndikimi rus është shumë i shtrirë në rajon, edhe në Shqipëri ka hyrë, por jo në këtë formë dhe se një politikan i korruptuar apo një elitë e korruptuar, shpëtimin e ka të shikojë nga Lindja dhe jo nga Perëndimi.

Në vijim tha se për arsye personale po tentohet të krijohet një frymë anti-amerikane në këtë vend, për të pasur të nesërme personale dhe se kjo është në dëm të gjithë shoqërisë shqiptare.

Lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit, deklaroi se i vetmi rezultat i dokumentuar, është që ai që humbet thotë i vodhi tjetri.

Ka tre rezultate të ndryshme në 15 maj, e para fitore absolute e opozitës që rikthehet në sistem, fitore e gjithë shoqërisë shqiptare që rifiton ekuilibrat e humbur nga një marrëzi ekstreme e djeshme.

Nëse deri dje trumbetohej dhe kishte një sërë njerëzish të gatshëm të bëheshin dëshmorë për të mos lejuar votimin, sot askush nuk flet për një gjë të tillë.

Në demokraci vota është i vetmi mjet që e bën këtë gjë. Fituesi i dytë është Partia Socialiste që do të konfirmohet në skenarin më të keq 40 dhe më të mirën 45 bashki.

E treta Durrësi dhe Shkodra janë dy qytetet e vetme ku ka garë reale, për arsye dhe specifika të ndryshme. Për herë të parë socialistët po mundohen të kenë një qasje tjetër ndaj Shkodrës.

Kanë ofruar një ofertë dhe njerëzore të goditur, një personazh i cili nuk është qartazi partizan i së majtës, por edhe i majtë dhe i djathë, socialistët ofrojnë një ofertë 3 përballë 1.

Rama e cilëson si bastin e tij më të madh politik në këtë zgjedhje. Ka dërguar ministren e tij Spiropali e cila shihet si mëkëmbësja e tij në Shkodër, duke iu drejtuar nervit pragmatist shkodran.

30 vjet në kundërshtim me pushtetin qendror, përjashto 8 vitet e Berishës, mund të ketë një sinergji më të mirë bashkëpunimi mes pushtetin qendror dhe vendor.

Të fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

5 këshilla si të shtroni tryezën e festave

Nga ngjyrat te dekorimet, nga tradita te dizajni, një pjesë e mirë e kujtimeve të festave të ndara me miqtë dhe të afërmit krijohen...

Rama: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia! Ndodhi që u bëra kryeministër…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri kishte një përgjigje edhe për ata...

Lajme të tjera

Web TV