Balluku jep lajmin e mirë për pensionistët/ “Në shtator do të marrin 5 mijë lekë shtesë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët gjatë një takimi në Dibër.

Zëvendëskryeministrja bëri me dije se në muajin shtator pensionistët do të marrin bonusin e dytë, të siguruar nga taksat e prodhuesve të energjisë.

Nga ky bonus do të përfitojnë 650 mijë pensionistë , të cilët do të marrin 5 mijë lekë shtesë.

Dibra njihet për fjalën e mençur dhe për  fjalën e mbajtur. Kemi bërë një program sa i takon rritjes së pagave, e cila do arrijë në 900 euro në këto vite, duke nisur më profesionet me esenciale de për të vazhduar pastaj me gjithë administratën.

Pa lënë dhe pensionistët mënjanë. Ne vitin e kaluar kemi indeksuar pensionin me 9.5%.  Do ketë një indeksim të ri të  pensioneve në fund të shtatorit të këtij viti në bazë të inflacionit që do ketë viti në vazhdim.

Janë 650 mijë pensionistë dhe për këtë arsye të ardhurat prej 4.1 miliardë që janë mbledhur nga taksa e jashtëzakonshëm e energjisë, është vendosur që të shpërndahen tek pensionistë me bonus prej 5 mijë lekë shtesë.

Do merrni dhe këstin e dytë, që ka të njëjtën vlerë, gjatë vitit, dhe më pas në shtator, në shtator përveç indeksimit, do të merrni edhe pjesën e bonusin që vjen nga pjesa e dyte e taksimit të jashtëzakonshëm. Është në politikën tonë që ne do të kujdesemi për ju”, tha Balluku.

Të fundit

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga...

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,...

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan në xhirimet e filmit të...

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e...

Lajme të tjera

Web TV