“Emri i Metës në fletën e votimit “/ Nazarko: Do të çekuilibrojë Foltoren e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mentor Nazarko tha në një intervistë për “News Line” në Abc News se emri i Ilir Metës në fletën e votimit mund të krijojë konfuzion tek votuesi.

I pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj për vendimin e djeshëm të KAS, për të lënë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit dhe jo të Berishës, Nazarko tha:

“KAS ka marrë një vendim nisur nga realiteti juridik i marrëdhënieve brenda këtij subjekti garues dhe jo nga realiteti politik.

Nëse mbështetemi në realitetin juridik, Berisha ka një status të papërcaktuar dhe kjo ka qenë arsyeja që ka shtyrë KAS të marrë vendimin në fjalë.

Kur shkojmë në realitetin politik është e qartë se vendosja e emrit të Metës në subjektin garues, krijon tek votuesi i PD, tek një pjesë e tij dyshimet e ligjshme se PD mund të rrëshkasë në kontrollin e Metës”, tha analisti.

Sipas analistit, emri i Metës në fletën e votimit si dhe fakti që logon e PD e ka Alibeaj do të çekuilibrojë Foltoren e Berishës.

Mendoj se në një pjesë të mirë të votuesit kjo krijon një ndjenjë pakënaqësie. Pjesa e zotit Alibeaj do të garojë me logon e PD mund të jetë një faktor që do të krijojë huti tek një pjesë e votuesve.

Këta elementë pritet ta defavorizojnë partinë e PD të udhëhequr nga Berisha.

Meta dihet prej kohësh që përfiton maksimalisht nga ky lloj kombinimi.

Pavarësisht faktit nëse është emri i tij. Vizualisht në shumicën e aktiviteteve, duket qartë që Berisha është një nga violinat kryesore të fushatës, rol që po e zhvillon me një lloj patosi të ri, duke u hipotekuar si udhëheqësi i ri i së djathtës së bashkuar.

 

Të fundit

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lajme të tjera

Web TV