Ukraina pretendon se ishte sozia e Putinit që vizitoi Kherson dhe Luhansk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina kundërshtoi njoftimin se presidenti rus Vladimir Putin së fundmi vizitoi sërish zonat e luftës në Ukrainë, duke pretenduar se ai nuk shkoi vetë, por ishte në fakt sozia e tij.

“Ky nuk ishte Putini i vërtetë,” tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Oleksii Danilov për televizionin ukrainas, pa dhënë asnjë provë. “Për të folur me Putinin e vërtetë, duhet të jesh në izolim për 10 deri në 14 ditë”, vazhdoi ai.

Sipas një njoftimi për shtyp të Kremlinit të lëshuar të martën, presidenti rus së fundi udhëtoi në zonën e luftës në Ukrainë, u takua me ushtarakët rusë që luftonin në vijën e frontit në rajonet Kherson dhe Luhansk dhe u konsultua me oficerë të lartë.

Kjo është vizita e dytë e shpallur nga Putin në territorin ukrainas pasi urdhëroi ushtrinë ruse të pushtonte vendin fqinj më 24 shkurt 2022.

Data e saktë e vizitës së presidentit rus nuk u specifikua. Kremlini publikoi një video të shkurtër që tregon Vladimir Putinin duke dalë nga një helikopter dhe duke shtrënguar duart me ushtarët me uniformë.

Sipas Danilov, personi që shkoi në Kherson ishte “spiuni” i Putin. Zyrtari ukrainas pohoi gjithashtu se presidenti i Rusisë është “i frikësuar” dhe për këtë arsye është e pamundur që ai të vendosë të vizitojë ushtarët në vijën e frontit.

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV