“U futa në biznes për të larë borxhet e familjes”, përlotet Mamaqi: Ami zgjodhi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi i ftuar në rubrikën “Galeri” tek E Diell, ka folur për jetën e tij nga fëmijëria deri më tani.

Ai ka folur dhe për marrëdhënien me Amin, i cili në fillim e shikonte Amin më lart se vetja. Sipas tij i afroheshin personazhe me makina të bukura, por Ami zgjodhi të rrinte me Ermalin. Ai ka treguar se ka punuar fort që t’i sigurojë një jetë të mirë Amit dhe se i ka hyrë biznesit për të larë borxhet e familjes së tij.

“Ami zgjodhi të rrinte me mua, akoma nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë gjë, por besoj që ka qenë një dashuri e pastër nga të dyja anët, dhe unë për këtë si të thuash çmim të madh që mu dha nga ajo, kam një episod që kam qenë në lot dhe ajo pa thënë gjë, i jam ulur në gjunjë dhe i kam thënë shiko, unë tani nuk kam asnjë gjë.

Se prekem dhe tani që e kujtoj… Kam qenë në një lokal, kemi qenë vetëm dhe në gjunjë i kam thënë: Amarda unë tani nuk kam asnjë gjë, por të premtoj që nëse ti vazhdon të rrish me mua, unë do të të bëj ty që t’i të jetosh një jetë si princeshë.

Është ulur dhe ajo në gjunjë dhe më tha: Pse je kaq i verbër që nuk shikon se po të doja lekët, nuk do të rrija këtu me ty.

Mendoj që ka qenë një shtytje shumë e madhe e Amit që unë të kem sukses në  jetë, jo vetëm që të kem sukses artistik, por edhe në mirëqenie.

Sigurisht familja ka qenë një shtysë e madhe që në fillimet e mia sepse fakti që jam futur në biznes ka qenë për të larë borxhet e familjes sime, pra të prindërve.

Por kjo që unë të garantoj një jetë të lumtur që ajo të mos ketë nevojë për gjë, ka qenë një shtytje e madhe dhe për hir të vërtetës, kjo nuk ndodhi vetëm nga unë, por e bëmë bashkë të dy, krijuam bizneset bashkë, krijuam mirëqenien tonë, pa pasur nevojën e askujt”, u shpreh Ermal Mamaqi.

Të fundit

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë...

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën...

Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

Katharine Viner* Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të Guardian pasi aktori dhe regjisori britanik paditi për shpifje për akuzat e sjelljes seksuale të...

Lajme të tjera

Web TV