Kryeministri Rama për Durrësin: “Do të sjellim një nga akademitë më elitare të futbollit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Eco Parkun në Porto Romano një takim me të rinjtë durrsakë. I shoqëruar nga ministrja e Shtetit Bora Muzhaqi dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, Rama u tha të rinjve se së shpejti do të sjellë në qytetin bregdetar një nga akademitë më elitare të futbollit.

“Do të sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit, të një prej skuadrave më të fuqishme të botës. Nuk dua ta përmend emrin”.

Kreu i qeverisë deklaroi se ai dhe qytetarja e parë e qytetit të Durrësit janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për sjelljen e akademisë rajonale.

E cila, sipas tij, do të jetë një derë e hapur për talentet që duan të përgatiten për arenën europiane. Rama premtoi edhe hapjen e një shkolle futbolli për fëmijët.

Të fundit

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

“Jemi partia e tretë”, Shehaj: ‘Mundësia’, një alternativë që dallon si nata me ditën

Nga një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, Agron Shehaj ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Mundësia, forcë të tretë politike që sipas...

“Babai i tij u vra në ’97”/ Basha prezanton kandidatit për deputet në Fier

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit...

Mos e pastroni kurrë fytyrën me peshqir, ja arsyeja pse

Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu. Në fakt, janë peshqirët që...

Lajme të tjera

Web TV