29-vjeçarja dhunoi vajzën e mitur/ Policia reagon pas publikimit të videos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka reaguar pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku një 29 vjeçare shfaqej teksa dhunonte vajzën e saj.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetësja ininciale B.Ç është proceduar penalisht pasi specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të 29 vjeçares, banuese në Borsh,

“Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e Policisë, teksa më tej bëhet me dije se një 47-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë”, njoftojnë unfiromat blu të Vlorës.

 

Të fundit

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Lajme të tjera

Web TV