“Isha në një moment intim”/ Megi Pojani kërkon ndjesë pas video-skandalit në varreza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megi Pojani ka kërkuar sërish falje sot për videon virale e cila shkaktoi reagime të shumta. Në videon në fjalë Megi Pojani pastraon varrin e stërgjyshes dhe njëkohësisht qesh, kërcen dhe bën shaka mbi varr.

Menjëherë pas publikimit të videos, Megi u kryqëzua në rrjetet sociale.

E ftuar sot në “Wake Up”, Megi tregon si qëndron e vërteta dhe kërkon falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.

“Nuk e kam hapur videon fare dhe nuk e mbaj mend sepse ka 3 vite që është bërë. Unë jam zgjuar në mëngjes me të gjithë çmendurinë që po ndodhte gjithandej nëpër rrjetet sociale, nëpër portale dhe unë nuk kam guxuar ta hap videon dhe të them të drejtën kjo më ndodh shumë herë, me shumë materiale që mund të publikohen, thjesht refuzoj t’i shikoj. Më merrnin njerëz në telefon, që nga motrat e mia dhe kjo ishte arsye që unë u përditësova me këtë lajm shumë shpejt.

Ajo video ka qenë e përpara 3 viteve. Unë kam kërkuar ndjesë për këtë video sepse ka një tranzicion që unë kam ndjekur si personazh e si njeri. Unë kam filluar të postoj në rrjetet sociale shumë vite më para dhe nuk e kuptoja atë herë as përgjegjësinë e të paturit një platformë sociale, pra e shfrytëzoja thjesht për t’u argëtuar. Unë i kërkoj falje njerëzve që dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur e kanë të freskët. I kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar atë tronditjen e madhe dhe dhimbjen e madhe të mos paturit më pranë një njeri që e kanë dashur fort.

I kërkoj falje dhe atyre njerëzve që janë të ndjeshëm në atë vend. Por më duhet të shpjegoj diçka për mënyrën se si unë e kam parë këtë gjë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë dhe përpara se ajo video të bëhej dhe që në fillim të herës që unë kam ardhur në këtë botë, unë jam mësuar nga familja ime të jem bashkëpunuese, shumë familjare.

Unë dhe motrat e mia gjithmonë shoqërojmë mamin kur shkon në varreza që takon prindërit e saj, gjyshërit e saj, familjarët e vetë dhe nuk është vetëm një proces që mami vetëm i viziton dhe t’i pret që të mbarojë. Është një proces ku ti duhet t’i hysh me themel. Pra ne shkojmë atje, jemi të trija, përveshim mëngët, mbushim kova me ujë dhe distancat janë shumë të largëta të një çezme që është atje dhe të një varri që është diku në mes aty mes baltës dhe barishteve. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, duhet të pastrosh, të marrësh gjëra me vete, sende pastrimi.

Domethënë ky është një ritual që unë e bëj minimalisht 2-3 herë në vit me familjen time. Si mundem unë që vërtet përpiqem që mamaja ime të jetë më e qetë dhe që njerëzit tanë të dashur që janë ndarë nga jeta, të kenë një vend sa më dinjitoz për të pushuar në jetën e përtejme, si mundem unë të tregoj mungesë respekti ndaj këtyre njerëzve dhe mbi të gjitha që janë pjesë e familjes sime. Unë isha mbi varrin e stër, stër gjyshes sime. Është një proces shumë intim vajtja jonë në varreza.

Mami jonë është shumë e ndjeshme, sa herë shkojmë atje mami është gjithmonë duke qarë edhe pse flasim për një njeri që mund të ketë vdekur në ‘85-ën, shumë kohë më përpara.

Tani nuk e di a të vjen instiktive kur vjen në varreza, a është një mendim që në qoftë se je në varreza duhet të qash, por unë me thënë të drejtën nuk e shikoj dot mamin tim duke qarë dhe në momentin që jam aty bashkë me motrat e mia, në qoftë se mund ta ndihmojmë ndopak që ai njeri të lehtësohet nga dhimbja kur takon gjithmonë familjarët e vetë, do e bëjmë. Unë në një pikë e humba për të mos kujtuar që unë jam një personazh publik”, u shpreh Megi Pojani.

Lexo edhe :  Kush janë 16 konkurrentët e Big Brother VIP

 

Të fundit

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni...

Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshet bëri me dije se, në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe, të fondacionit kulturor “Paola...

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet

Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se  kanë qëlluar me armë zjarri në Bulqizë. Bulqizë-Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim...

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Jemi në prag të Vitit të Ri dhe në të gjithë vendet e botës, në sheshet e qyteteve, qendra tregtare apo shtëpi nuk mungon...

Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri. Zelensky në postimin e tij në X tha se këtë...

Lajme të tjera

Web TV