Alibeaj: Në vitin 2013 humbën se kishte korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë përgjegjës Berishën dhe qeverinë e tij për humbjen në vitin 2013.

Dhe kjo sipas Alibeajt ka ardhur sepse Qeveria Berisha për 8 vite ka pasur shumë korrupsion. Në fakt Alibeaj ka qenë pjesë e edhe e qeverisë Berisha, përveç se deputetet, pasi ai ka qenë ministër Drejtësie në vitit 2007-2009.

Pra Alibeaj si pjesë e Berishës iku nga pushteti për korrupsion edhe ju premton demokratëve se do të largojë Ramën po për korruspsion, që është pak e vështirë të pranohet nga qytetarët, që pas 12 vite mos kërkosh të “fitosh” kohën e humbur. Megjithatë Alibeaj duhet përshëndetur për sinqeritetin e tij, pasi Berisha nuk i duhet më.

“Ju e dini për çfarë humbëm ne në vitin 2013?

Ne humbëm se kishim shumë korrupsion. Disa gjëra duhet ti themi me sinqeritet”, kështu është shprehur kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ku ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga në një prej bareve të Tepelenës.

Alibeaj ndau me demokratët e zonës, shqetësimin dhe atë çka PD kaloi gjatë kësaj kohe me përçarjen e partisë pas Non Gratës së Berishës.

“PD si asnjë parti tjetër në lindje, ka arritur të tregojë në këtë 1 vit e gjysmë që ka fuqi brenda vetes që te bëjë një pastrim, një distancim nga ajo pjesë e vetja që nuk i ben nderë, përfaqësuar nga Seli Berisha. Është e thjeshtë kjo.

E vonuar ishte, mori shkak nga një ngjarje që ishte dizenjimi si non grata i tij,  për këtë nuk kemi meritë ne, merita jonë qëndron tek qëndresa. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne dhe për të gjithë ju që keni qëndruar.

Sepse kemi qenë para një dileme të madhe, a ti qëndrojmë kultit të individit dhe ti rrimë afër atij pavarësisht se SHBA dhe më pas dhe Mbretëria e Bashkuar e kishin nxjerrë si non grata, por ama do të kishim një kosto te madhe.

Lexo edhe :  “O Rame, tu fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO”- Basha nuk i ndahet kryeministrit

PD do të izolohej ndërkombëtarisht. Asnjë derë nuk do hapej për ne. Partia që lindi pas 50 viteve izolim të Shqipërisë.

Do shndërroheshim tamam ne një bunker. Zgjedhja tjetër ishte të ruanim PD, orientuar nga perëndimi me aleatë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe me koston që të largonim atë që ishte një problem shkaktuar prej tij, Sali Berishës.

I cili në fillim tha do e zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Kështu tha? Është çështje personale, do ta zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Ishte në fillim qëndrim fisnik prej burri shteti.

Çfarë ndodhi? Mori kazmën. Mori kazmën për ti rene PD, fizikisht. Më 8 Janar e mbani mend? Dhe përse e beri këtë? E beri sepse donte të përdortë PD si bunker. Kini parasysh që SHBA nuk e kishte thjeshtë dhe vetëm me Sali Berishën dhe u bë vetëm për atë.”, tha Alibeaj. Kreu i komanduar i PD-së u shpreh se mënyra sesi mund të ndalohet korrupsioni në vend është nëpërmjet distancimit nga politika e vjetër dhe nga Berisha.

Ai u shpreh se si kryetar i komanduar ua shtriu dorën demokratëve të dalë nga primaret por ata nuk pranuan. “Sepse nxjerrja si non grata nuk është se u bë vetëm për atë, u bë në të gjithë rajonin.

U bë në Bosnje, u bë në Mal të Zi, për disa nga përfaqësues të tjerë. Pra është një lëvizje e amerikanëve për të shpëtuar këtë rajon nga kolera që e ka kapur, që është, korrupsioni”- tha ai. Më tej shtoi se ndjen keqardhje që ata kandidojnë me partinë e Ilir Metës.

“Dhe ia vlen që edhe pse kishim përplasje me njëri-tjetrin, i gëlltitëm ne, po mor po i gëlltitëm ne. Dakord, po i lëmë, po i harrojmë, hajde dalim me një kandidat, më të mirin. Të bashkohen forcat dhe të fitojmë, e refuzoi”, tha Alibeaj.

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV