Kulluri ‘degjeneron’ Këlliçin: Tërheq vëmendjen me mediokritet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Edvin Kulluri përmes një postimi në Facebook ka komentuar gjestin e Belind Këlliçit me gishtin e mesit në publik. Ai shkruan se fushata e Berisha-Meta është mediokre, teksa shton se pikërisht rënia e nivelit të përfaqësimit do shkaktojë edhe pjesëmarrje të ulët në 14 maj.

“Është për të ardhur keq që nevoja e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për të bërë lajm dhe tërhequr vëmendjen e qytetareve të Tiranës, erdhi përmes një premtimi majtist për transportin publik falas dhe nxjerrjen e gishtit të mesit si xhest kundër korrupsionit! Italianet thonë “la clase non e acqua”(klasi nuk është uje)! Kjo që po ndodh në këtë fushatë ku nga njëra ane “shkëlqen’ kryetari aktual me premtimet e pambajtura dhe nga ana tjetër mediokriteti i kandidatit të opozitës, do të thotë se niveli i përfaqësimit politik ka rënë dukshëm!

Kur krahason garat Rama-Mustafaj, Rama-Ngjela dhe Rama-Olldashi e Rama-Basha me këtë të sotmen, kupton pse njerëzit kanë interes të ulet për zgjedhjet ç’ka do shihet nga pjesëmarrja e ulet në 14 maj! Fotografia e 8 viteve të Veliajt në krye të bashkisë Tirane janë kullat në hyrjen e jugore të Parkut të Liqenit Artificial, ndërsa gishti i mesit të Këllicit flet vetë! Këto janë pasojat e Kryetarokracisë së gatuar në 2008 me ndryshimet kushtetuese që i shndërruan kryetarët e partive dhe kryeministrat në mbretër!

Ky stan këtë bulmet prodhon! Ndaj “republika e 3-te” ka renë! Tranzicioni ka mbaruar dhe duhet të marre me vete ata qe i vunë vulën e autokracisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë. Me gjithë respektin për kontributet qe kane dhënë Berisha, Rama dhe Meta (sipas shijeve të votuesve ), duhet të largohen nga drejtimi i skenës politike! Nuk kane çfarë i japin me politikes dhe shoqërisë përveç tallavase, iluzioneve për rikthime “legjendare” apo gufosjen e radhës duke u hedhur nga prehri i PS në atë të PD sa herë që del tepër! Politikanet mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit për brezat e ardhshëm! Edhe po kanë qenë burra shteti, tashme kanë rënë në banalitetin e pushtetit dhe asgjë më shumë”, shkruan Kulluri.

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV