Të rinjtë e Kukësit e shohin zgjidhjen te ikja nga Shqipëria, jo te vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet një projekt, i mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, i shtrirë në disa qytete të vendit për të kuptuar më shumë lidhur me interesimin e të rinjve për të votuar, sa ndikohen ata nga prindërit apo nga shoqëria e tyre në përgjithësi.

Deri tani ambasadorët e të rinjve europianë, sikurse do t’i prezantojmë edhe të ftuarat tona, kanë nxjerrë disa konkluzione lidhur me Rrëshenin dhe Korçën.

Daniela Kortoçi, inxhiniere ndërtimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se qëllimi është të flitet me të rinjtë për votën, sa të informuar janë për kandidatët dhe a po ndikohen nga prindërit për votën.

Ajo tha nga vëzhgimet në terren kanë konstatuar se të rinjtë nuk e shohin votën si zgjidhje të problemeve të tyre, por zgjidhjen e vetme e shohin të largohen jashtë vendit.

“Duke pasur parasysh fushatën para dy viteve më parë dhe këtë të këtij viti, këta të rinj s’e shohin votën si zgjidhje të problemeve të tyre, sidomos të rinjtë në Tropojë, qarku i Kukësit zgjidhjen e vetme e shohin te emigrimi jo te vota. Ata kanë një retorikë të gatshme nga mjedisi që ky vend nuk bëhet”, tha ajo.

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV