7 Prill 1865 SHBA/ Shpërthen anija me avull, vdesin mbi 1700 pasagjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avullore shpërthen në ujërat e lumit Misisipi pranë Memfis, duke vrarë 1700 pasagjerët, mes tyre shumë ushtarë të ushtrisë së Unionit. Anija ishte kishte një kapacitet të autorizuar prej 376 pasagjerësh, së bashkë me ekuipazhin. Më 25 prill, ajo u largua nga Nju Orlinsi me 100 pasagjerë në bord.

Gjatë një ndalese në Viksburg, për riparimin e një kaldaje, në anije hipën 2100 trupa të ushtrisë së Unionit, ose mbi 6 herë më shumë se sa kapaciteti i saj. Mbrëmjen e 26 prillit, anija u përfshi papritur nga zjarri.

Copat e metalit dhe avulli i kaldajave vranë qindra njerëz në moment, ndërsa qindra të tjerë u hodhën nga anija në ujërat e ftohta të lumit. Misisipi ishte tashmë në fazën e përmbytjeve, ndërsa anija kishte vetëm një varkë shpëtimi dhe disa kamerdare. Vetëm 600 vetë arritën të mbijetojnë nga ai aksident i tmerrshëm.

Kalendar

27 Prill 4977 P.E.S– Kjo është data kur sipas astronomit Johan  Kepler (1571 – 1630), u krijua Universi. Ndërkohë përllogaritjet në kohët moderne, pretendojnë se Universi është gati 14 miliardë vjet i vjetër.

27 Prill 1521 – Eksploratori portugez Ferdinand Magelani vritet në Filipine

27 Prill 1945 – Partizanë italianë kapin Benito Musolinin, së bashku me të dashurën e tij Klareta Petaçi. Çifti u pushkatua, ndërsa trupat e tyre më pas u transportuan me kamion në Milano, ku u varën publikisht me kokë poshtë.

27 Prill 1974 – Dhjetë mijë njerëz marshojnë në Uashington, duke bërë thirrje për faljen e presidentit Richard Nixon.

27 Prill 1986 – Qyteti i Pripjatit në Ukrainë, si dhe zonat përreth, evakuohen për shkak të katastrofës së Çernobilit.

27 Prill 1992 – Shpallet Republika Federale e Jugosllavisë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV