Balluku inspekton punimet në kantierin hekurudhor Tiranë-Durrës/ Detaje nga projekti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku së bashku me kreun e bashkisë Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës, nga ku po punohet me ritme të shpejta.

Balluku u shpreh se hekurudha Tiranë-Durrës mbështetet nga BE si një paketë e  rëndësishme e një transporti efikas si për xhepin e qytetarëve ashtu dhe për ambientin.

Zëvendëskryeministrja theksoi se janë 39 kilometra hekurudhë për tu ndërtuar e cila kushton rreth 70 milionë euro, një fond i cili përbëhet nga dy blloqe ku 50 % janë grant i BE dhe 50 % janë kredi e butë nga Berzhi vetëm me 1% interes.

Ajo nënvizoi se më e rëndësishmja është se do të jetë një tren 100% elektrik.

Ndodhemi në një nga stacionet më të rëndësishme të hekurudhës Tiranë- Durrës.

Kjo ka qenë ëndrra jonë e madhe gjithmonë kemi folur për pikën modale e cila do të integronte të gjitha llojet e transportit që Tirana do të kishte dikur.

Sot ne po ia arrijmë kësaj dite.

Hekurudha Tiranë-Durrës mbështetet nga BE si një paketë e  rëndësishme e një transporti efikas si për xhepin e qytetarëve ashtu dhe për ambientin.

Kështu që kjo hekurudhë ka qenë fillimi i një pakete të rëndësishme që ne do të kemi si mbështetje e BE për Shqipërinë që vazhdon me Korridorin e 8 me një nga projektet që ne kemi në vazhdim që është nga Vora deri në Han të Hotit .

Duhet thënë që kemi 39 kilometra hekururdhë për tu ndërtuar e cila kushton rreth 70 milionë euro me një fond i cili përbëhet nga dy blloqe 50% janë grant i BE dhe 50 % janë kredi e butë nga Berzhi vetëm me 1% interes. Kemi filluar punën me paketën e stacioneve. Do ketë stacione të reja. Do jetë një tren elektrik 100%”, tha Balluku.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV