“I ka humbur shumë pikë vetes”/ Efi: Luizi nuk e meriton fitoren, e ka bërë bajat…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efi gjatë një bisede me Qetsorin, ka përmendur edhe debatin që u zhvillua gjatë spektaklit të së martës mes saj dhe Luizit, ku ky i fundit u shpreh se nuk donte që të kishte në familje një vajzë si Efi, që vjen nga një program si “Përputhen”.

Efi i thotë Qetsorit se me atë gjë që ka bërë, i ka humbur shumë pikë vetes dhe nuk e meriton fitoren.

Është komentuar shumë dhe fakti që kur kanë qenë miq, Efi e ka mbështetur gjithmonë Luizin edhe kur e ka pasur gabim, por ajo e mohon duke shprehur se nuk e ka mbështet asnjëherë dhe madje i ka tërhequr vëmendjen shpesh herë.

“Për mua ai i ka humbur shumë pikë vetes. A e fiton? Për mua nuk e meriton në këtë pikë kështu siç e çoi sepse u bë bajat.

Bëri çfarë bëri, tregoi fuqinë në ato që unë pashë dhe gjatë gjithë kohës unë ia vlerësoja, i thosha të gjithëve jo sepse Luizi ka këtë, jo se Luizi ka atë dhe ia argumentoja të gjithëve që kisha këtu sepse unë i shihja këtu.

Pikërisht mua të më tregojë atë gjë?

E di sa keq kam dalë unë? Sepse gjërat nuk mbahen mend, njerëzit mendojnë tani se thjesht ideja që unë isha mik me Luizin se kështu ma përdornin në përgjithësi, po ta sqaroj, unë nuk i flisja kurrë dhe i thosha ‘sa mirë ia bërë këtij’ , kurrë se kam bërë këtë gjë.

Nëse unë kam qenë aty, i kam thënë ‘çfarë je duke bërë’? Ia kam dhënë mendimin, a më ka dëgjuar mua? Pse kush jam unë të më dëgjojë? Ndoshta diku më ka dëgjuar, ndoshta diku e ka arsyetuar, ndoshta diku s’më ka dëgjuar fare, por kurrë nuk kam qenë unë dakord. I vetmi rast, kur kam dalë dhe ka bërë atë reagimin me Dean, aty  s’kam folur, kam thënë ai e ka për lojë sepse isha dhe unë e fryrë.

E pranoj isha shumë e fryrë, kisha aq shumë inate saqë thosha, jo se sa mirë po bën, por s’dua ta justifikoj në atë moment.

Isha gabim, por në ato momente isha shumë e inatosur, e pranoj”, u shpreh Efi.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV