Sa ka ndryshuar Tirana prej 2015-ës? Veliaj: Transformim i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës, thotë se nën drejtimin e tij kryeqyteti ka pësuar transformime të jashtë zakonshme në infrastrukturë.

Në emisionin “Opinion”, Veliaj shpjegoi disa ndërhyrje që janë kryer prej vitesh në akse rrugore. Kandidati i PS në zgjedhjet e 14 majit, tha se puna fillimisht ka nisur me Bulevardin e Ri.

Erion Veliaj: Ja që tani ju zunë pemët, imagjino të shikoni punët e tjera. Këto 42 km kanë pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, në këtë Tiranë urbane ne nuk i kemi pasur disa infrastruktura madhore. Dua t’ju sqaroj për infrastrukturën makro, ka disa hyrje në Tiranë që kanë pasur nevojë urgjente për investim. Do të shpjegojmë makro dhe do të shohim mikro. Ka disa ndërhyrje që kanë ndodhur, ndërhyrja e parë ka qenë me lumin dhe Bulevardin. Tirana ka pasur një shtyllë kurrizore…Kjo ka qenë Tirana e vjetër, kryqi roman i dizejnimit të qyteteve ka qenë kjo pjesë e Lanës dhe Bulevardi. Sot kemi një Tiranë me mbi 1 milionë banorë, kjo do të thotë se së pari ne këtu kemi nevojë për disa ndërhyrje për të rritur shtyllën kurrizore të Tiranës. Pjesa e Bulevardit të Ri është një kredi e bashkisë së Tiranës me fondin e Abu Dhabit.

Parku T që lidh parkun e Paskuqanit me Bregun e Lumit ka qenë projekt i Edi Ramës në vitin 2011, kam qenë në atë fushatë. Me këtë kredi, për të cilën s’u bë asnjë punë, vajti bashkia e Tiranës firmosi e implementoi dhe sot kemi Bulevardin e Ri dhe gjithë pjesën e lumit të Tiranës.

-Që s’ka mbaruar akoma?

Erion Veliaj: Pjesa e lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht. 100%! Pjesa ikonike që është sheshi fundor i Bulevardit të Ri është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë që për ata që jetonin te njësia 4, 8 dhe 11 përmbytja vinte deri te Siri Kodra sepse nuk shkarkonte. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë te pjesa e Astirit, këtu shikoni se si ka mbaruar zgjatimi i Lanës. Pra, shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar! Një qytet i cili mbaronte te Brylli dhe Pallati me Shigjeta këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar.

Lexo edhe :  Plazhi i Velipojës kris votat mes PS-së dhe PSD-së!/ S'ka kompromis me pasuritë publike!

-I keni gjetur lekët për atë?

Erion Veliaj: Po flas për Presidentin që refuzonte të miratonte kredinë sepse që të marrësh kredi nga Banka Europiane e Investimeve të duhet plotfuqishmëria. Dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën, te ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana…Sot janë alternativa! Thjesht po e kujtoj. Pasi kanë mbaruar këto akse, sot jemi duke punuar në 7 akse të tjera të Unazës së Madhe.

Të fundit

E rëndë në Mirditë, 56-vjecari vetëmbytet në rezervuarin e fshtatit, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një person ka humbur jetën. Sipas njoftimit të...

Të afrohesh ushtarakisht me Trump-in në Jemen nuk mund të përfundojë mirë për Britaninë

Politika e jashtme amerikane po e kthen atë në një të përçmuar globalisht – megjithatë sulmi i Laburistëve ndaj Houthive përfaqëson një nivel të...

VIDEO/ Përplasen në ajër tre avionë ushtarakë gjatë shfaqjes në Itali, plagoset një pilot

Një incident ndodhi gjatë një shfaqjeje ajrore të skuadriljes akrobatike italiane Frecce Tricolori në ishullin Pantelleria. Gjatë një prej manovrave të para, dy prej avionëve...

Takim me Gjestin apo…/ Egli Tako ndez rrjetin me FOTON nga Prishtina

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako ka befasuar ndjekësit me një postim të fundit në rrjetet e saj sociale. Përmes një postimi...

Lufta e Tretë Botërore brenda 10 viteve? Europianët nuk kanë besim tek ushtritë e tyre

80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët dhe europianët besojnë se një konflikt i tretë global edhe më shkatërrues mund të shpërthejë brenda...

Lajme të tjera

Web TV