Manchester City bën detyrën ndaj Fulham, Erling Haaland vetëm 1 gol larg historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City merr fitoren minimale 1-2 ndaj Fulham City, në një takim që foli për ekipin e Guardiolës dhe rimerr kreun e Premier League nga Arsenal.

Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Erling Haaland që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 3’.

Për norvegjezin ky është një gol historik sepse arriti në kuotën e 34 golave në Premier League, duke barazuar rekordin e vendosur nga Andrew Cole në sezonin 1993-1994 dhe Alan Shearer, i cili e vendosi atë në sezonin 1994-1995.

Në minutën e 15’ Carlos Vinicius barazoi për vendasit. Megjithatë ky barazim zgjati deri në minutën e 36’, me Alvarez që riktheu ekipi e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë sfida ishte më e luftuar megjithatë në këtë fraksion nuk u gjet nga asnjëra prej skuadrave rruga drejt rrjetës.

Pas javës së 34-ët të Premier League, Manchester City kryeson me 76 pikë, teksa Fulham renditet në vend të 10-të me 45 pikë.

Të fundit

‘Mirëseerdhe te gratë e zemrës tënde!’/ Rama shkon në Gjirokastër, pritet me polifoni

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të turit elektoral që po zhvillon në të gjithë vendin për zgjedhjet...

Rama viziton Kampingun Ekologjik në Vjosë/ Parajsë natyrore dhe tenda safari (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama vizitoi sot edhe Kampingun Ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet, e kthyer në një atraksion turistik kushtuar kryesisht edhe vozitjes me kanoe...

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën “detyrim paraqitje”

Gjykata e Larte lë në fuqi masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e...

‘Ti i nënshtrohesh grekut…!’/Flamur Nokën s’e ‘mbajnë’ nervat, denigron në fjalor banal

Fushata elektorale në pjesën më të madhe të saj është zhvendosur edhe në një komunikim virtual me mbështetës dhe ndjekës, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku...

Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri? Po përgatitet plani me mbështetjen e OKB-së

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV