“Nuk na konkurron njeri”/ Rama ironizon opozitën: Vijnë këtu me në krye Like floririn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Devollit, për të treguar planet që kanë për këtë zonë.

Teksa ironizoi opozitën, ai u shpreh se ata kandidatin do e sjellin vetëm për të krijuar debate dhe për të marrë fondet që do të ofrojë qeveria.

Ndër të tjera kryeministri shtoi se nuk ka kohë për të humbur, pasi puna duhet të vijojë në Devoll për të rritur edhe më tepër zhvillimin.

“Më duket një budallallëk të mendohet se këto lidhje të forta të krijuara mes nesh dhe jush të hidhen në erë për të futur në bashki dikë që nuk e njoh fare dhe as nuk dua ta njoh. Më mjafton se kush e sjell për dhëndër këtu, që t’ju them mos fusni sherrin në qytet, mos fusni sherrin në bashki, mos fusni sherrin në komunitet.

Është fakt mbase, po shumë e sigurt që nuk e sjellin këtu për punë po për sherr. E sjellin që me ato fonde që ne do të vazhdojmë të bëjmë punë duke shtuar edhe nga qeveria, disa do t’i çojnë në shtëpi e disa për të paguar autobusë për t’i nisur njerëz në Tiranë për të bërtitur Rama Ik, Rama ik. Kanë 10 vite që bërtasin unë vetëm vij, nuk iki.

Ju lutem shumë mos e bëni gabimin të humbisni edhe katër vite të tjera, pasi nuk ka kohë për të humbur. Duhet të vazhdojmë projektin, do ta shtrijmë këtë pedonale deri në fund. Sot ky është qytezë dinjitoze me njerëz punëtorë. Më 14 maj zgjedhja nuk bëhet për politikë të madhe, as për tifozllëk, as për të nxjerrë kunjat e Luftës së Dytë Botërore të gjyshërve njëri këtej dhe tjetri andej. Se edhe gjyshërit më të paepur të Ballit Kombëtar do të rrotullohen në varr po t’i jepni votën këtyre që i thonë vetes e djathtë, dhe që vijnë këtu me në krye Like floririn. Kjo është një pështymë mbi varrin e gjyshërve.

Unë dua t’ju them të djathtëve këtu, nuk doni të më shikoni mua më pushkatoni, por ju duhet që kur të dilni në rrugë të jetë pastër, ju duhet që vendi ku do të rrisni fëmijët të ketë rrugë, çerdhe  e shkolla. Ju duhet që bashkia të jetë një derë e hapur, në mënyrë të barabartë. Më 14 maj vota nuk është për të ndarë hesapet e të majtës dhe të djathtës, është kë të zgjidhni që të ju bëjë punën për katër vite. Nuk na konkurron njeri kur vjen puna tek puna”, tha Rama.

Të fundit

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të tjera

Web TV