Publikohet raporti/ Vetmia, po aq vdekjeprurëse sa pirja e gjysmë pakete duhan në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rreziqe shëndetësore po aq vdekjeprurëse sa pirja e gjysme pakete duhan në ditë, duke i kushtuar industrisë shëndetësore miliarda dollarë në vit.

Paralajmërimi është bërë nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, në një raport të publikuar së fundmi.

“Rreth gjysma e të rriturve në SHBA thonë se kanë përjetuar vetminë. Tani e dimë se vetmia është një ndjesi që haset shpesh dhe që e përjetojnë shumë njerëz. Është si uria apo etja. Është një ndjesi që trupi na e përcjell kur mungon diçka që na nevojitet për mbijetesë,” tha Dr. Vivek Murthy për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Raporti i tij synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth vetmisë, por nuk zhbllokon fonde federale ose programe posaçërisht për të luftuar këtë problem.

Kriza u keqësua më shumë gjatë pandemisë së koronavisusit, duke bërë që shkollat dhe vendet e punës të mbyllin dyert, duke detyruar miliona amerikanë të izolohen në shtëpi larg të afërmve ose miqve.

“Njerëzit u larguan nga grupet e tyre të miqve gjatë pandemisë së koronavirusit dhe reduktuan kohën e kaluar me ata miq”, thuhet në raport. Amerikanët shpenzonin rreth 20 minuta në ditë me miqtë në vitin 2020, nga 60 minuta në ditë gati dy dekada më parë.

Po sipas raportit më të prekurit janë të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç. Kjo grupmoshë raportoi një rënie prej 70% në kohën e kaluar me miqtë, gjatë së njëjtës periudhë.

Vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me gati 30% dhe raporti zbulon se ata që kishin më pak marrëdhënie shoqërore kishin gjithashtu një rrezik më të madh për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës. Izolimi gjithashtu rrit gjasat që një njeri të përjetojë depresion apo ankth.

Lexo edhe :  Shi dhe breshër/ Moti për ditën e sotme

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e vetmisë është edhe teknologjia. Raporti zbuloi se njerëzit që përdornin mediat sociale për dy orë ose më shumë në ditë kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin të izoluar nga shoqëria sesa ata që kalonin kohën në aplikacione të tilla për më pak se 30 minuta në ditë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik u bën thirrje kompanive të e teknologjisë të përdorin mbrojtje për fëmijët veçanërisht rreth sjelljes së tyre në mediat sociale.

Dr. Vivek Murthy po ashtu u bën thirrje vendeve të punës, shkollave, kompanive të teknologjisë, organizatave apo dhe prindërve të bëjnë ndryshime që do të rrisin kontaktet me miqtë dhe familjarët.

Ai i këshillon njerëzit që të bashkohen me grupet e komunitetit dhe të mos përdorin telefona kur janë duke kaluar kohë me miqtë; punëdhënësit të mendojnë me kujdes për politikat e tyre të punës në distancë dhe sistemet shëndetësore të ofrojnë trajnime për mjekët për të njohur rreziqet shëndetësore të vetmisë./VOA

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV