Opozita, betejë ndaj këngëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

 

Erion Veliaj ka marrë më shumë se sa i duhet mbështetje nga shumë personazhe publike, përfshi këngëtarë të shquar si Rita Ora, apo njerëz të botës së showbizz-it në Tiranë.

Kur them e ka tepruar, kam parasysh se nuk i duhen për të fituar bashkinë, por mbështetja tregon vemendjen që ka pasur ndaj tyre. Gjithsesi nuk është një nevojë elektorale.

Është thjeshtë një paradë e lidhjeve që ka krijuar me botën e artit dhe kulturës dhe personazhet e saj.  Por agresiviteti që ka ngjallur tek opozitarët e Veliaj ky fenomen është i pashpjegueshëm.

Është i pashpjegueshëm në radhë të parë, pasi fushata këtu nuk është se po shkon kokë më kokë dhe Veliaj po e fiton se ka me vete gjithë personazhet publik të botës së shoë dhe muzikës. Edhe pa ata nuk ka problem me fitoren.

Por fakti që ata pranojnë të shfaqen krah tij, është një shenjë mirënjohje për raportin që ka krijuar me ta në vite

Së dyti, është shumë pretencioze të akuzosh një artist pse merr pozicion në një fushatë elektorale, kur kjo në fakt është traditë shumë e njohur.

Edhe fushata e fundit në SHBA kishte yjet e muzikës botërore në krah të demokratëve dhe republikanëve. Askush nuk e ndal Këlliçin të ketë në krah figura të tilla, pasi në liri zgjedhja politike është vendim personal dhe nuk është në dorë të moralistëve ta caktojnë se me kë duhet të bëhen.

Kush guxon të marrë qëndrim është më i ndershëm se ata që bëjnë të paanshmin, ngaqë nuk janë të sigurt tek fituesi.

Së treti, gjithë këto kërcënime, sharje e fyerje për Rita Orën apo më parë për Dua Lipën dhe këngëtarë të tjerë, me qortime moraliste “pse dole foto me Ramën, “pse dole foto me Veliaj” etj të krijojnë idenë se këta opozitarët tanë nuk e kanë fushatën me Erion Veliaj, por me këngëtarët e aktorët.

Lexo edhe :  Bllofi i gazetarëve me "faktet tronditësë” të SPAK për Veliajn

D.m.th më shumë po sulmojnë ata, se sa Veliajn që merr mbështetjen e tyre.

Merreni më qetë! Sot nuk është dita kur Erion Veliaj ka nevojë për ta, pasi i ka votat. Madje jam i pasigurt se sa vota mund të sjellin ata.

Por mbështetja e tyre ndaj Veliaj është një bilanc që tregon se çfarë ka bërë dhe për jetën e tyre artistike në qytet.

Është pak a shumë ajo alergjia që kanë opozitarët kur Veliaj numëron 40 shkollat e reja moderne që ka bërë dhe ata në kor i thonë “jo jo leri këto, mos na i trego këto, e dimë që i ke bërë”.

Tani mos prisni që Erion Veliaj në fushatë t’u tregoj çfarë nuk ka bërë dhe çfarë ka shkuar keq. Ato po mundët gjejini vetë dhe ballafaqohuni me të.

Me këngëtarët e artistët mos u mërzisni, se ata janë njerëz të lirë dhe nuk votohen. Thjesht dëgjohen, ose jo.

Të fundit

Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), që transporton gaz natyror nga Azerbajxhani drejt Evropës përmes Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera...

“Do vijë sherifi të të shpëtojë ty”/ Rama ironizon ardhjen e LaCivitas

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’Sy” ka ironizuar sërish opozitën dhe drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita. Rama në përgjigjen...

I dënuar me burg pas skandalit s*ksual në zyrë/ Mbahet sot seanca për Safet Gjicin

Zhvillohet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e dënuar të Kukësit për skandalin seksual në zyrë me Alma Kaçin. Safet...

Video virale ku fliste për dashurinë / Gjylameti: Burrin e kisha shok klase…

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, komentoi në “Top Story” spotin e saj për fushatës, ku prezanton prindërit, vëllezërit dhe dashurinë e jetës, një...

“Shqipërinë në BE, vetëm unë dhe PS”/ Rama: Hapim kapituj të tjerë

Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama...

Lajme të tjera

Web TV