“Pusho se do të rraf, mbylle!” Salianji i drejtohet analistit në mes të studios (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Çim Peka Live” ku në panel kishte edhe analistin Julian Zyla.

Teksa ishin duke komentuar programin e fushatës, mënyrat që partitë politike po ndjekin në këtë fushatë elektorale, Salianji u ndal edhe te fjalimet e kryeministrit Edi Rama me banorët, ku sipas deputetit mënyra që kryeministri ka zgjedhur për t’ju drejtuar qytetarëve për të prezantuar kandidatin e vet është e papërshtatshme.

Duke cituar disa nga fjalët që Rama ka thënë, Salianji u kundërshtua nga analisti i cili u shpreh se çdo deklaratë e kryeministrit është në kuadër të fjalës dhe jo me vepra, gjë e cila solli dhe tensione në studio.

Pjesë nga debati:

Salianji: Ne themi kemi këtë kandidat, ka këtë program, e mban derën hapur. Edi Rama vjen aty dhe thotë ’shikoni se unë e rrah këtë, kryebashkiakun e vet” pastaj fjala tjetër tha ‘votoni këtë gomarin tim’.

Zyla: E di si është kjo e dashur është si e thotë Veliaj për Këlliçin që ja nxori gishtat e mesit Tiranës, i tha me rraf me fjalë, e nxore nga konteksti.

Salianji: Po me fjalë po them dhe unë, ore po të të them unë pusho se do të rrah me fjalë ta them unë. Unë po them gjuha që përdor. Ore të them unë mbylle gojën se do të rrah, ore pusho se do të rrah, mbylle se do të rrah lere

Zyla: E tha me fjalë

Salianji: Po dhe fjala pastaj kthehet me vepër

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV