“Nga KombinArt te investimet në Bulevardin e Ri”/Veliaj tregon projektet e reja në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilluan një takim me artistët e Tiranës, me të cilët biseduan për disa nga projektet ikonike që pritet të realizohen në kryeqytet me fokus artin dhe kulturën.

Veliaj renditi disa nga investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës për artin dhe kulturën në kryeqytet, duke filluar nga Amfiteatri i ri e deri te KombinArt, lagjja e re në Kombinat, ku do të ketë disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe pikturë.

“Kemi futur një traditë shumë të mirë në shkolla, të cilat i pajisim edhe me një sallë koncertore, siç rasti sallës ‘Tonin Arapi’ te Liceu, apo ‘Avni Mula’ te shkolla ‘Servete Maçi’, ose te shkolla ‘Lasgush Poradeci’ në Kombinat. Po mundohemi të mbjellim këtë lloj akupunkture artistike në qytet.

Kemi edhe kinemanë ‘Maks Velo’, e cila përdoret edhe nga kundërshtarët tanë për takime.

Po bëjmë një ndërhyrje shumë të madhe në Kinostudio dhe sapo morëm mbrapsht kinema ‘Agimin’ nga privati, e cila do të hapet së shpejti.

Jemi duke punuar me një kompani prestigjioze për zonën e artistëve te Komuna e Parisit, po ashtu po punojmë për ‘KombinArt-in’; pra, të kemi disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe picture.

Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek lagja e re ‘5 Maji’”, tha Veliaj.

Mandej, ai foli edhe për disa investime të tjera që do të vendosen në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Veliaj tha se është gjetur zgjidhja për punimet te Teatri i Ri, kur tha se për hyrjen e makinerive të mëdha do të përdoret hapësira te ish-Drejtoria e Burgjeve, mes Ministrisë së Transporteve dhe Torre Drinit, në mënyrë që Pedonalja të vazhdojë normalisht.

Lexo edhe :  Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

“Gara e parë që hapëm për Bulevardin e Ri ishte për Pallatin e Ri të Koncerteve sepse ajo që kemi është ezauruar si hapësirë.

Ka mbërritur dita që opozita bën fushatë me luftë ndaj Amerikës, luftë me pemët dhe me artistët, çka do të thotë se shumicën e gjërave i kemi rregulluar në atë farë feje, sa tani jemi duke diskutuar për bindjen e Noizy-t dhe Rita Orës.

Në anën tjetër të Bulevardit të Ri është përcaktuar hapësira për një muze të artit modern. Edhe Teatri i Kukullave do të jetë një tjetër hapësirë e restauruar”, tha Veliaj.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV