Rama: Stadiumi në Durrës është një qendër e re për qytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka qenë ka qenë pjesë e ceremonisë së organizuar në Durrës për Konkursin Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri si qendër tjetër e qytetit.

Rama në fjalën e tij ka thënë se si në Korçë para pak ditësh edhe sot në garë janë tre studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: 51N4E (Belgjik) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë), por që për të vijuar projektin ne duhet që të zgjedhim një.

Sipas kreut të qeverisë kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetin bregdetar, i cili pak dit më parë vendosi që të sillte edhe Akademinë e Manchester City për të zgjedhur talentet e reja.

“Është një qendër e re e qytetit ku synimi është që të kemi kushtet optimale për kopeticionin kryesor që është futbolli dhe për të pasur një qendër plot jetë 24 orë në çdo ditë të javës.

Do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai i pak ditëve më parë në Korçë, ku mes tre alternativave kemi gjetur 1 dhe sot po e njëjta gjë. Për Durrësin do të bëjmë shumë më shumë, Durrësi është në një moment fantastik dhe ne kemi shumë për të bërë për të, ka një të ardhme shumë kuptimplotë për qytetin. Në fushën e sportit kemi shumë për të bërë, një tjetër projekt ambicioz për ta kthyer Durrësin në një vend për talente, Akademia e Manchester City do të jetë një destinacion për talente nga i gjithë rajoni dhe nëse do të bëhet një tjetër në Ballkan bashkia e Durrësit do të jetë partnere.

Paralele për momentin është se duhet të ngremë grupin tonë Durrësi City do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen si një skuadër më vete. Ajo që është e rëndësishme është që akademia dhe shkolla e futbollit u shërbejnë të gjithë klubeve në Shqipëri.

Lexo edhe :  Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Këto janë projekte që nuk mund të menaxhohen me projektin e bashkisë, të qeverisë apo të Federatës, prandaj menaxhimi është një tjetër hap i rëndësishëm”, ka thënë Rama.

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV