Pulovra e larë me gjak e Qemal Stafës dhe idealizmi i rinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Si sot 81 vjet më parë, në Tiranë u vra Qemal Stafa. Ishte vetëm 22 vjeç, 1 muaj e 15 ditë atë 5 maj të vitit 1942 kur u ekzekutua në afërsi të një banesë pranë Medresesë. Këto janë sendet personale që ai kishte ditën që u vra (Foto 1). Violina, partitura, pasaporta, libri i “Historia e Materializmit”, libri me poezi të poetit milanez Alessandro Mazoni, një libër historik, një set me dokumente dhe 4 blloqe shënimesh. (Foto 2: Foto e pasaportës së Qemal Stafës). Por ajo që bie më shumë në sy është pulovra e gjakosur që ai mbante në trup kur në orën 09.35 u qëllua nga disa karabinierë që kishin rrethuar shtëpinë ku strehoej (Foto 3: Skica e punuar nga miku im Gjergj Diko). Nuk po merrem në këtë staus me detajet e ngjarjes, inskenimet, kurthi dhe dëshmitë e të pranishmëve, të cilat i kam trajtuar me hollësi në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. Ajo që më ka bërë përherë përshtypje ishte idealizmit ekstrem i këtij djaloshi. Ne të brezit që jetojmë në vitet 2000 nuk na e rrek mendja se si Qemal Stafa dhe shumë të rinj si ai lanë studimet në Itali për t’i bërë rezistencë fashizmit në Shqipëri. Ne të brezit sot nuk na e rrek fare mendja se si një djalosh i ri, krahas violinës dhe Mazonit mbante në brez pistoletën Smith. Krahas erudicionit të madh që zotëronte të kishte edhe literaturë komuniste. Duhet ta themi që Qemal Stafa ishte i majtë si shumë nga ai që dalldisën në Evropën e asaj kohe, por unë pak e besoj se ai ishte komunist tipik si shqiptarët i njohëm komunistët pas vitit 1944. Unë nuk besoj se idealizmi i Qemal Stafës ishte komunizmi që ndërtoi Enver Hoxha dhe që nëpërmjet tij i bëri gjëmën Shqipërisë për 45 vjet. Por, ama unë besoj që Qemal Stafa ishte produkti më i mirë i një plejade të tërë idealistësh që sakrifikuan rininë e tyre për të luftuar fashizmin. Me libra dhe me armë, me poezi dhe granata dhe këta djem dhe vajza nuk ishin me dhjetra e me qindra, por me mijra. Sot duket si një frazë e shkruar dhe e thënë lehtë, por ata djem dhe vajza e bënë me vepra këtë. Shumica e atyre që u vranë nuk ishin më shumë se mosha e Qemal Stafës. Prandaj nga e gjithë ajo histori, pulovra e larë me gjak e Qemal Stafës mbetet simboli i sakrificës së një brezi të tërë të rinjsh që e nisën atë luftë për patriotizëm, por që Hoxha ua konvertoi në një komunizëm të pështirë dhe gjakatar. Por ama ne kurrë nuk duhet ta përdhosim këtë sakrificë dhe këtë gjak të derdhur. Ai duhet të na bëjë vetëm krenarë dhe të vetëdijshëm se që nga Vasil Laçi e deriu te Margarita Tutulani, ishin një aradhë e tërë të rinjsh që vunë Shqipërinë përpara jetës së tyre. Gjaku në pulovrën e Qemal Stafës është certifikata e asaj që bëri ai brez. Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë!

Lexo edhe :  "Katër mendime mbi kthesën luftarake të Trump ndaj Iranit"

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV