Cikalleshi i uron fitoren Veliajt: Të kishe qenë futbollist, do kishe qenë sulmues klasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bomberi i kombëtares kuqezi Sokol Cikalleshi shpreh mbështetjen për Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një videomesazhi, sulmuesi me origjinë nga Kavaja shprehet se Veliaj e ka kthyer Tiranën në një model që çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar.

“Erion përshëndetje! Po e nis këtë mesazh për ty, për të uruar suksese në këtë garë! Ti të kishe qenë futbollist do kishe qenë sulmues klasi pasi bën vetëm gola.

Nuk ka shkuar asnjë projekt bosh për Tiranën, por ti e ke kthyer për më mirë.Unë zemrën e kam në Kavajë, në vendlindjen time dhe më vjen mirë që po jepni një dorë.

Tirana është model dhe çdo qytet duhet ta ndjekë për t’u zhvilluar. Çdo shqiptari i bëhet zemra mal kur e shikon vendin e tij të zhvillohet. Suksese dhe fitore”, thekson Cikalleshi.

Ndaj këtij urimi ka reaguar dhe kryebashkiaku Veliaj: “Shumë faleminderit për urimin dhe fjalët inkurajuese miku im i mirë, Sokol Cikalleshi! Kavaja dhe Tirana kanë zgjedhur të ecin përpara! Fitore e paç gjithë jetën”.

Palestrat e reja sportive, stadiumet, pistat e vrapimit, eventet e shumta sportive etj, e kanë kthyer Tiranën në promovuesen më të madhe të sportit dhe jo më kot këtë vit është shpallur dhe qyteti Europian për Sportin për vitin 2023.

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV