“Zoti e mbrojttë Mbretin Charles!”/ Ceremonia e kurorëzimit në Kishë, bëhet betimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla hynë në Abbey në tingujt e “I was glad”, himni nxitës i kurorëzimit i shkruar nga Hubert Parry për kurorëzimin e Mbretit Eduard VII në 1902 dhe i kënduar në të gjitha kurorëzimet që atëherë.

Charles III u kurorëzua si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.

Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë do të vendoset në kokën e Charles III për vetëm pak minuta nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

Charles Camilla

Muzika korale për ceremoninë e sotme u krye nga Kori i Westminster Abbey dhe nga Kori i Kapelës Mbretërore të Madhërisë së Tij, Pallati i Shën James; koristë nga Kolegji Metodist, Belfast; kori i Katedrales Truro dhe një oktet nga kori Monteverdi.

 

Parry inkorporoi një grup “vivats” – brohoritje tradicionale latine për monarkun e ri – në veprën e tij, të cilat duhet të rishkruhen për çdo kurorëzim.

 

King’s Scholars i shkollës prestigjioze Westminster në Londër dëgjohet duke kënduar Vivat Regina Camilla! Vivat Rex Carolus! (Rroftë Mbretëresha Camilla! Rroftë Mbreti Çarls!).

  • foto galeri
  • foto galeri

Shërbimi i kurorëzimit fillon me Njohjen
Charles ka qenë sovran që nga vdekja e nënës së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, por sot ai merr pjesë në ritin ceremonial të kalimit që shoqëron kurorëzimin mbret.

Shërbimi i kurorëzimit fillon me Njohjen, sipas liturgjisë së Kishës së Anglisë. Për këtë moment simbolik, Charles do të qëndrojë në një platformë të veçantë të ndërtuar brenda Westminster Abbey të quajtur Teatri, ku ai do të kthehet në secilën nga katër pikat e busullës për t’u paraqitur para njerëzve, të cilët do ta pohojnë dhe njohin atë si mbret.

Lexo edhe :  Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby është i pari nga katër përfaqësuesit që bëri deklaratën ndërsa përballet me Altarin e Lartë:

“Unë këtu ju paraqes mbretin Charles, mbretin tuaj të padiskutuar: Ndaj të gjithë ju që keni ardhur sot për të bërë nderime dhe shërbimin tuaj: a jeni të gatshëm të bëni të njëjtën gjë?”.

Kongregacioni thërret: “Zoti e ruajttë mbretin Çarls”, si përgjigje, duke e njohur atë si Kreun e Shtetit.

Liturgjia liston përfaqësuesit e tjerë si anëtarë të Urdhrit më të vjetër të Kalorësisë në Angli, Urdhrit më të vjetër të Kalorësisë në Skoci dhe Kryetarë të shoqatave të Kryqit Victoria dhe George.

Charles Okok

Kryepeshkopi i Canterbury-t pranon besimet e shumta në MB duke thënë se Kisha e Anglisë “do të kërkojë të nxisë një mjedis në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë”.

Welby pastaj administron Betimin e Kurorëzimit – një kërkesë ligjore.
Ai i kërkon mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.

Mbreti vendos dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe zotohet të “kryejë dhe mbajë” ato premtime.
Charles III bën gjithashtu një betim të dytë – Betimi i Deklaratës së Anëtarësimit – duke deklaruar se ai është një “protestant besnik”.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV