Ku dallon të qëndruarit vetëm nga vetmia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

S’ka nevoje të qëndrosh vetëm për t’u ndjerë i vetmuar. Imagjinoni për një moment 2 njerëz të ulur në të njëjtën kafene.

Dikush mund të ndihet shumë i angazhuar, duke dëgjuar muzikën në sfond, kontrolluar postën e tij elektronike, apo duke parë njerëzit gjatë konsumit tëgllënjkave të kafesë.

Ndërkohë tjetri mund të ndihet jashtëzakonisht i vetmuar, i vetëdijshëm se sa shumë i mungon dikush për ta ndarë atë kohë që po kalon.

Ky person e sheh botën jo si një spektakël, por me një dhimbje të madhe. Ekziston një dallim thelbësor midis të qënit vetëm dhe vetmisë, dhe që të dyja janë ndjenja shumë të ndërlikuara.

Në çdo ditë të caktuar, ne të gjithë duhet të kalojmë shumë kohë vetëm me veten tonë, dhe brenda kokës tonë.

Kjo është një pjesë normale e jetës. Por kur kjo rutinë shndërrohet në vetmi? Filozofi gjerman Artur Shopenhauer quhet ndonjëherë edhe ‘filozofi pesimist’, pasi ai thoshte se “jeta lëkundet si një lavjerrës midis dhimbjes dhe mërzisë”.

I frymëzuar nga leximi i tekstit hindu, Upanishads, ai besonte se burimi i gjithë mjerimit të jetës vjen nga dëshirat tona të pandërprera dhe të pamëshirshme.

Pra të jesh i vetmuar, do të thotë të dëshirosh diçka që të mungon. Do të thotë të ndjesh brenda teje një zbrazëti e cilambetet e pambushur, të ndihesh i izoluar, në nevojë ose i braktisur, por pa askënd që mund të të ndihmojë.

Ndërkohë të qëndruarit vetëm është një gjë tjetër. Ajo nënkupton të tërhiqesh në vetvete dhe të kënaqesh shumë në shoqërinë e vetes tënde.

Kur jemi të vetmuar, ne mund të mendojmë lirisht dhe të jemi aq të ndershëm sa të duam. Vetëm kur jemi të shkëputur nga të gjitha shpërqendrimet e tjera dhe njerëzit e tjerë, kemi hapësirën për të medituar mbi jetën dhe për të zbuluar gjëra të mëdha.

Megjithatë, Shopenhauer e dinte se jo të gjithë ndihen ose mund të ndihen kështu. Të gjithë jemi ndonjëherë të vetmuar. Në qytetet e zhurmshme, apo edhe në shëtitjet më të qeta jashtëtyre, mund të jemi të vetëdijshëm për mungesat në jetën tonë. Vetmia është si të shohësh një vrimë.

Është ndjenja e mungesës. Dhe ajo që na ofron Shopenhauer është një ndryshim këndvështrimi. Të qenit vetëm me mendjen tonë, është një mundësi për të kaluar kohë me veten. Është një vend lirie dhe ndershmërie, ku mendimet tona mund të shkojnë kudo që duam.

Ne mund ta teletransportojmë veten në një botë magjike, të rijetojmë një kujtim të lumtur apo të filozofojmë mbi realitetin. Është një bekim të flasësh me veten dhe mund të habitesh nga ajo që mëson.

Në rrëmujën e ngarkuar të jetës sonë, ka shumë pak mundësi për të përqafuar llojin e vetmisë që vlerëson Shopenhauer.

Ne nuk mund të presim autobuzin në stacion, të shkojmë në tualet ose të presim në radhë, pa ndjerë nevojën për të bërë diçka.

Momentet e qeta dhe të vetmuara janë të mbushura me zhurmë, që të mos kalojmë shumë kohë me veten. Dhe Shopenhauer ka të drejtë kur thotë se ne humbim diçka në këtë aspekt.

Lexo edhe :  DJ i famshëm Tiësto luan “Gajdexhiu” në një koncert madhështor në New York

Sipas studimit të Bouker, tërheqja e vetëdijshme dhe e qëllimshme nga ndërveprimi shoqëror (pra të qenit vetëm dhe jo të vetmuar) lidhet me rritjen e kreativitetit. Siç thotë Bouker

“Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ideja është që nëse po e largoni veten shumë nga bashkëmoshatarët tuaj, atëherë po humbisni…dhe kjo sjell efektet negative të shmangies dhe distancimit nga bashkëmoshatarët”.

Ne jemi mësuar që në moshë të re se shoqërueshmëria me të tjerët është një gjë e mirë, se qëndrimi midis turmës nxit lumturinë, dhe se përkatësia dhe përmbushja vijnë nga marrëdhëniet sociale.

Sigurisht, kjo bart shumë të vërteta. Por ajo që na jep qenia në shoqëri në një fushë, na privon tek një tjetër.

Kur marrim kohë për të qëndruar me veten, i japim vetes hapësirë për të imagjinuar. Kur mendja jonë nuk bombardohet vazhdimisht me përmbajtje, ajo mund të krijojë. MajkëllHerris e shpreh shumë këtë në librin e tij “Të qenit vetëm:Në ndjekje të një jete personale nënjë botë turmash”, në të cilën ai shkruan:“Deri pak kohë më parë, ka pasur momente të ditës kur ngarkesa pakësohej dhe ritmi i jetës ngadalësohej.

Ju do ta gjeni veten vetëm, të ndarë nga miqtë dhe kolegët, dhe do të fokusoheshit tek mendimet tuaja. Momente të tilla mund të provokonin ndjenja vetmie dhe mërzie. Por po ashtu ofronin mundësi për të shfrytëzuar idetë, perceptimet dhe emocionet e paarritshme për veten nëse do të ishin në shoqërinë e të tjerëve”.

Për shumë njerëz, nuk ka gjë të tillë si qëndrimi vetëm që përshkruan Shopenhauer, Harrisdhe Bouker.

Për këta njerëz, të qenit vetëm është e frikshme dhe e tmerrshme. Ndërsa vetmia mund të jetë ndonjëherë e nevojshme për krijimtarinë, ajo mund të jetë shpesh terreni i errët dhe pjellor i depresionit.

Samuel Xhonson, gjiganti letrar dhe një njeri depresiv, kishte shumë frikë nga qëndrimi vetëm. Këshilla e tij më e mirë për ata që kishin një prirje të ngjashme melankolike si ai ishte: “Nëse jeni një bjerraditës, mos qëndroni vetëm; nëse jeni të vetmuar, mos rrini kot, bëni diçka”.

Ekuilibri midis vetmisë dhe vetmisë është shumë delikat. Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’i dalluar të dyja. Të qëndruarit vetëm është shpesh një gjendje e zgjedhur prej vetë personit, ndërsa vetmia është e detyruar.

Por edhe kjo është e komplikuar nga depresioni. Tërheqja me vetëdije nga shoqëria dhe marrëdhëniet sociale, është një sinjal tipik për shfaqjen edepresionit.

Vendimet e lindura nga problemet e shëndetit mendor mund të “zgjidhen”, por nuk janë më të mirat për t’u marrë.

Tek e fundit, mënyra e vetme për të dalluar të qëndruarit vetëm nga vetmia, është ta analizoni veten tuaj në përmasat më intime.

Disa njerëz mund ta bëjnë këtë me fuqinë e introspeksionit të tyre, por të tjerët kanë nevojë për ndihmë.

Biseda, me miqtë, familjen apo një terapist, është ajo që e kthen vëmendjen te vetja. Pikërisht nën këtë dritë mund të shohim se sa shumë lulëzojmë vërtet duke qendruar vetëm. / Big Think – Bota.al

Të fundit

Reagimi gazmor i qenit kur zbuloi se pronari i tij e kishte vënë atë në dietë

Platformat e mediave sociale si TikTok, X (dikur Twitter) dhe Instagram na sjellin çdo ditë skenat më qesharake që lidhen me...

Kolla mund të jetë një simptomë e problemeve të zemrës, kur duhet të shkoni te mjeku

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë...

Pse na duket sikur muaji Janar është kaq i gjatë? Ja si e shpjegojnë psikologët

Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz,...

Plagosja me armë e 15 vjeçarit, shpallet në kërkim xhaxhai!

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një...

Gjermania në krizë prej dy vitesh! Çfarë pritet nga qeveria e re?

Gjermania është në recesion prej dy vitesh. Bizneset besojnë se nevojitet një ndryshim rrënjësor ekonomik dhe politik pas zgjedhjeve të ardhshme federale. Çfarë kërkon...

Lajme të tjera

Web TV