“Mbahuni burra, kjo është java e fundit…”/ Paralajmërimi i fortë i gazetarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një shkrimi thumbues është ndalur tek zgjedhjet e 14 majit. Teksa pak ditë na ndajnë nga dita e madhe ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë me anë të votës, ai bën disa kalkulime të cilat do të nxjerrin në pah çfarë po përgatitet.

Këto ditë kanë qenë të ethshme, me takime elektorale derë më derë, me këngë e kërcime. Gazetari hedh “shashkën” e radhës ku iu kujton qytetarëve se jemi në javën vendimtare, ku kursi i këmbimit duhet mbajtur nën monitorim.

Kjo, për të kuptuar se cila monedhë do ketë luhatjen më të madhe në kursin e këmbimit. E jo më kot, pasi gjatë fushatave gjithmonë është hedhur lekë i madh.

Artan Hoxha shton më tej, duke qëndruar në të njëjtën linjë se nga fundi i javës, në prag të zgjedhjeve, do të dalin në terren “danoçët”, me moton “Plata o plomo” (argjendin ose plumbin), se kë duhet të zgjedhësh mes parave dhe plumbit…!!! Këtu ai kthen në vemendje frazën e famshme të kryeministrit Rama, KÇK (Kap ç’a t’kapësh).

Postimi nga Artan Hoxha

Mbahuni burra….

Sapo kemi hyre në javen vendimtare…

Jane 7 ditet e fundit dhe nuk ka shaka…

Kursi kembimit valutor duhet mbajtur në monitorim, per te kuptuar se cila monedhe do kete luhatjen me te madhe në kursin e kembimit…

Nga fundi javes, do te shfaqen në qarkullim dhe “danoçet”, me ate moton e tyre mbreslenese, “Plata o plomo”(argjendin ose plumbin), se ke duhet te zgjedhesh mes parave dhe plumbit…

Kjo eshte fiks java KÇK (Kap ç’a t’kapesh).

Te shfaqet si mundesi vetem nje here në çdo dy vite, kur ka zgjedhje lokale ose parlamentare…

 

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV