Premtimi i Këlliçit për transport falas/ Veliaj: E propozoi se e di që do humbasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Etion Veliaj ka komentuar në Report Tv premtimin e Belind Këlliçit për transport falas! Veliaj tha se një gjë e tillë do të falimentojë bashkinë dhe sipas tij e ka propozuar një projekt të tillë sepse e di që më 14 maj do të humbë dhe askush nuk do t’i kërkojë llogari.

Veliaj u ndal edhe tek propozimi i tij për transportin, ku tha se do të ndërtojnë një linjë ekspres fillimisht me tre linjat e autobusit, Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat.

Është kollaj ta shesin sapunin për djathë nëse të hënën s’do fitosh dhe s’do të kërkojë njeri llogari. Unë kam ndërmend të fitoj bindshëm, për të treguar që jemi një forcë që e kemi aleancën me njerëz. Koha  e kopshtit ku ti rrotullon makina e avion në studio është muhabet fëminor. Jemi angazhuar të themi vetëm gjërat që do bëhen. Tirana ka nevojë për 50 shkolla, kemi 10 për të bërë. Tirana ka nevojë për linja ekspres.

Po të ishte për ta bërë falas,  e kishte bërë Shkodra. Ajo që mund të bëhet dhe duhet bërë, dhe që ka rezultuar efikase, se këto të tjerat falimentojnë bashkinë. Shtimi i flotës së autobusë është e mundur, por lipset të kalojmë në rrugë ekspres. Nëse nuk është, dopio fizarmonika, na duet një korsi ekspres e pandërprerë. Parimi është, tani që kemi marrë financim nga BE, do kalojmë Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat me një linjave të pandërprerë ekspres, besoj që brenda këtij viti do shohim rezultat e para. Do e fillojmë me këto linja. Do shkurtohet koha nga 54 minuta, unaza të shkojë në 27 minuta.

Sot Prishtina me dy linja autobusi është bileta gjysmë euro. Në asnjë vend nuk ekziston falas. Tirana me 40 lekë është çmimi më i ulët në rajon, por bërja zero falimenton bashkinë. Kemi sot këtë projekt të financuar”, tha Veliaj. 

 

Të fundit

Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

“S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Batutës së kryeministrit Edi Rama për përfaqësuesit e teknologjisë, iu përgjigj Kreshnik Rexha, bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike SquareVertex.Ai. “E siguroj kryeministrin që kemi...

18 korrik 1925 – Adolf Hitleri boton Mein Kampf

Libri-manifest që parashikoi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore Më 18 korrik 1925, në Gjermani, u botua një libër që, në fillim, nuk ngjalli ndonjë...

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i...

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në sy për arsyet e gabuara:...

Lajme të tjera

Web TV