Projektet e ndërtuara në Tiranë/ Veliaj: Do mbesin në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për projekte dhe investimet që ka bërë për kryeqytet duke u shprehur se do të futen në histori.

Gjatë një interviste, Veliaj tha se kullat janë gjëja më elegante në Tiranë, pasi sipas tij akomodojnë turistët.

 “Gjërat më elegante janë kullat. Kulla që ke mbrapa shpine, është ajo në formë kaktusi do hapet si ambasada e izraelit.

Ne themi hotelet, turizmi, po pastaj ku do rimë, te shtëpia ime, jote, do flenë në divan. Hotel si Mariot bënë të mundur që Tirana të priste 28 krerët e BE. Të gjithë u mbresuan nga fakti që Tirana ka të tilla aktivitete”, tha Veliaj.

Më tej ai deklaroi se në projektet në vazhdim, në Bulevardin e Ri do të çojnë Gjykatën e Lartë ndërsa tek kryqëzimi i dytë, Prokurorinë e Përgjithshme.

Në Bulevardin e Ri do të çojmë gjykatën e lartë, te kryqëzimi dytë prokurorinë e përgjithshme. Tirana në mandatin e tretë do balancohet në drejtim të veriut.

Sot është fakt, liqeni, mbaronte te shkolla Ëinston dhe kopshti zoologjik. E gjithë zona e liqeni që pastruam kishte 98 shtëpi pa leje. Këtë javë sapo hapëm parkun e liqenit të farkës. Kemi dyfishuar sipërfaqen e gjelbër të Tiranës. Të ankohesh është gjëja më e thjeshtë.

Fakti që unë isha në aktivitete te liqeni i Tiranës, është bërë aq bukur, sa në çdo cep ka jetë, ndaj ishte e nevojshme kalimi në liqenin e farkës.

Rikuperimi i parkut rinia, të Farkës, mbarimi i piramidës, 40 shkollave, do jenë gjëra ku do jenë tërë jetën. Do bëhet e njëjta gjë si tek arena kombëtare. Nëse propozimet vijnë me kullë pa kullë, kjo ka pak rëndësi.

Te arena sot ke radio, studio të ndryshe, qendrën TUMO”, tha Veliaj.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV