Zgjedhjeve lokale/ Kadilli: Opozita nuk është alternativë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se opozita nuk është alternativë për shqiptarët, duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Kadilli u shpreh se posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi nuk shërben për mesazhin që ai dha me gishtat e mesit për luftën kundër korrupsionit.

Sipas Kadillit, korrupsioni luftohet, së pari e denoncuar, e jo duke bërë gjeste si ai i Këlliçit.

“Nuk mund të jetë më kjo opozitë, alternativë për shqiptarët. Opozita nuk mund të bëhet strehë e dëshpërimit, opozita duhet të ishte strehë e shpresës. Që të jetë strehë e shpresës, nuk mund të vazhdojë me të njëjtët njerëz.

Në të gjithë fushatën, zoti Këlliçi dhe çdo kandidat tjetër që kam parë, nuk ka tezë politike. Të thuash tezë politike të luftosh korrupsionin, duhet të denoncosh korrupsionin.

Dhe të denoncosh korrupsionin, nuk është vetëm korrupsioni i kundërshtarit, korrupsioni nuk bëhet si luftë me seleksion, ky që është i imi është në rregull, ky që nuk është i imi nuk është në rregull. Ndarja me korrupsionin është ndarje fondamentale, morale, etike. Të shikosh korrupsionin në thelbin e vet. Këto duhen denoncuar, gjestet janë mjete, janë tekonologjia që t’i zgjedh të flasësh”, theksoi ai.

Të fundit

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po...

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në...

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

Lajme të tjera

Web TV