Ambasadori i BE-së: Duam që Serbia të na bashkohet në Union

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e Evropës është shënuar edhe në Serbi me një aktivitetet kur përmes luleve është formuar flamuri i Bashkimi Evropian dhe atij serb.

Me këtë rast, ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret deklaroi se e duan shtetin serb në BE.

Ai tha se Ditën e Evropës këtë vit e shënojnë pa shumë aktivitete meqënse në fqinjin verior janë ditë zie për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në shkollë dhe fshatra ku humbën jetë dhjetëra serbë.

“Në këto ditë pikëllimi dua të them sërish se ne duam që Serbia të anëtarësohet në Union, institucionet dhe shtetet anëtare janë unanime për të mbështetur anëtarësimin e Serbisë, ne duam që kjo qasje, ky proces të vazhdojë, në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, anëtare e plotë e familjes së BE-së. Kjo është ajo që ne duam që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit tonë demokratik, të jetë pjesë e një bashkimi që kujdeset për qytetarët e saj, kujdeset për qëndrueshmërinë e ekonomisë së saj, kujdeset për brezat e ardhshëm”, deklaroi Giaufret.

Kujtojmë që në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ka një kapitull të veçantë vetëm për Kosovën ku theksohet normalizimi i raporteve me Republikën e Kosovës.

Të fundit

Michelle Obama: Po shkoj në terapi sepse po kaloj një fazë tranzicioni

Në një intervistë të sinqertë për podcastin e Jay Shetty-t, Michelle Obama ka ndarë përvojën e saj aktuale me...

Agron Shehaj zbulon për herë të parë: Kam një pasuri prej dhjetëra miliona eurosh

Agron Shehaj, kryetari i partisë “Mundësia” kthehet në Bolzano të Italisë ku kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe më pas në Firence ku studioi,...

“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me një foto

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X...

Caktohet data e finales së madhe të Champions League mes PSG-së dhe Interit

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/2025 është zyrtarisht e përcaktuar: Paris Saint-Germain do të përballet me Interin më 31 maj...

8 Maj 1880 – Gustave Flobert, mjeshtri francez i realizmit letrar

Nga Leonard Veizi Ai shkroi Madam Bovari. Vetë romani u bë manifesti i realizmit letrar dhe mbetet edhe sot një vepër unike në letërsinë botërore....

Lajme të tjera

Web TV