KRIIK: Procesi zgjedhor jo i ndërtuar për interesin e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata për zgjedhjet lokale duhet të ishte e përqëndruruar në projekte lokale, të dëgjohej zeri i qytetarëve dhe tu jepej hapesirë kandidatëve për kryetarë bashkishë.

Kjo që duhet të ishte në fakt nuk është pasi vëmëndja është zhvendosur në përplasjen e liderëve kryesorë politik që kanë zënë hapësirën më të madhe mediatike. Edhe KRIIK Albania në një raport të saj nga procesi i monitorimit të vazhdueshëm të fushatë ka evidentuar disa problematike thelbesore.

“Përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore shteti shqiptar dhe klasa politike vendimmarrëse nuk arritën të organizojnë një proces zgjedhor, i cili të jetë i ndërtuar për qytetarët dhe rreth interesave të qytetarëve, duke dështuar të garantojnë që këta të fundit të mund të zgjedhin në 14 maj në mënyrë të lirë e të pandikuar”-thuhet në raport.

Në vijim të qëndrimi publik, KRIIK u bën thirrje aktorëve të përfshirë, për të marrë në konsideratë rekomandime dhe hapa konkretë që mund të ndërmerren në ditët që na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, për të përmirësuar dhe garantuar sa më shumë standardet e shumëkërkuara. Ndër sugjerimet që KRIIK parashtron i jep rëndësi rolit që duhet të luajë për procesin Komisione Qendror Zgjedhur.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të garantojë përmbushjen e frymës dhe gërmës së ligjit përsa i përket elementëve të mbetur të procesit zgjedhor, në veçanti përsa i përket ditës së zgjedhjeve dhe numërimit të votave, procesit të ankesave dhe apelimeve, garantimit të barazisë në garë gjatë ditëve të mbetura deri në ditën e zgjedhjeve, nëpërmjet ndalimit të përdorimit të burimeve shtetërore dhe ofiqit publik për avantazh elektoral, mbulimit mediatik[1] dhe reklamave elektorale”-thuhet në gjetjet e raportit. Pavarësisht efektit minimal që kjo mund të ketë në parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në ditët në vijim, KRIIK gjykon se kjo sjellje prej KQZ-së do të japë mesazhin e rëndësishëm se askush nuk është mbi ligjin.

Një tjetër sugjerim me rëndësi e cila i lind detyrë KQZ-së që ta realizojë në ditët e mbetura është që në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policitë Bashkiake duhet të marrin masat e nevojshme për të identifikuar dhe hequr të gjithë materialet propagandistike statike që janë vendosur në kundërshtim me ligjin në të gjithë territorin e vendit, përfshi ato që nuk përmbajnë mbishkrimet e kërkuara nga ligji, dhe veçanërisht ato që janë vendosur në vende që nuk përcaktohen specifikisht në vendimet e kryetarëve të bashkive.

Ndërsa në ditën e votimit dhe më pas procesit të numrit KQZ-ja do të vihet në një sprovë të madhe për të menaxhuar procesin në tërësi dhe kjo lidhet kryesisht me komisionet zgjedhore ku mund të ketë braktisje të procesit nga komisionerë të ndryshëm.

“KQZ-ja duhet të marrë masat që të plotësojë vakancat që mund të mbeten në komisionet zgjedhore të nivelit të tretë me individë të caktuar kryesisht, duke siguruar që procesi zgjedhor nuk do të bllokohet, por duke garantuar gjithashtu se këta të fundit janë pa lidhje politike me subjektet zgjedhore në garë dhe bërë ç’është e mundur për të siguruar dhe parandaluar disbalancën politike në komisionet zgjedhore”-thuhet në raport.

 

PËR SUBJEKTET ZGJEDHORE DHE KANDIDATËT

 Subjektet politike zgjedhore deri më tani kanë ndjekur “taktikën” e afishimit e kryetarëve të partive dhe jo të kandidatëve për kryebashkiakë dhe aq më pak kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë. Për këtë çështje KRIIK u zugjeron supbejteve zgjedhore që në ditët e mbetura të fushatës tu jepet hapësira e duhur kandidatëve.

“Drejtuesit e Partive Politike në nivel qendror duhet të tërhiqen nga fushata aktive në ditët e mbetura, duke u lënë hapësirën e nevojshme kandidatëve lokalë të shpalosin programet e veta. Një hapësirë e veçantë i duhet lënë kandidatëve për anëtarë të këshillave vendorë, apo parlamenteve lokalë, e veçanërisht kandidateve gra”-thuhet në raportin e KRIIK.

Kandidatët për kryetarë bashkie duhet të shpalosin programe të detajuara dhe të bazuara në hapa konkretë për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve përkatëse, duke shmangur gjuhën konfliktuale dhe sulmet personale ndaj kandidatëve kundërshtarë.

“Partitë politike dhe kandidatët duhet të evitojnë gjuhën denigruese dhe sulmet personale, duke e fokusuar fushatën në alternativat zhvillimore programatike që propozojnë, si dhe tek qytetarët”-sugjeron raporti. Një pikë e veçantë e cila mbetet problematikë e pazgjidhur në çdo palë zgjedhje duket se konsiderohet problem edhe për këto zgjedhje lokale.

“Çdo kandidat i regjistruar në këto zgjedhje, pavarësisht se garon në siglën e ndonjë partie politike apo si i pavarur, kandidat për kryetar bashkie apo për këshillin bashkiak, do të duhet të angazhohet dhe të raportojë në mënyrë të plotë dhe të saktë të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor”-sugjeron KRIIK.

Lexo edhe :  Veliaj:Aboneja falas për pensionistët dhe studentët

Shumë kandidatë për kryebashkiakë postojnë në rrejetet sociale aktivitete të ndryshme në takim me struktura apo qytyetarë të cilët kanë shpenzie të shumta; duke nisur nga marrja me qira e ambienteve, lëvizja me automjete, apo organizime të ndryshme festive.

“Partitë politike dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhje duhet të garantojnë që të gjithë kandidatët e vet do të raportojnë me përgjegjshmëri maksimale të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e kryera”-theksohet më tej nga KRIIK.

 

 ZYRTARËT PUBLIKË DHE POLITIKË

 “Drejtuesit e pushtetit ekzekutiv në nivel qendror dhe drejtuesit politikë të maxhorancës duhet të evitojnë intimidimin e qytetarëve dhe drejtimin e votës nëpërmjet kërcënimeve, të hapura apo të nënkuptuara, për mungesë mbështetjeje projektesh dhe buxheti për qytetarët e bashkive që do të zgjedhin të votojnë kandidatë të ndryshëm nga ata maxhorancës”.

Kështu e nis sugjerimin organizata e monitorimeve të proceseve zgjedhore në Shqipëri, duke e konsideruar si problematikë edhe gjuhën e përdorur përgjatë fushatës dhe pasojat që mund të ketë në tjetërsimin e mundshëm të votës për shkak të intimidimit.

“Kandidatët aktualë për kryebashkiakë dhe drejtuesit e institucioneve publike, në të gjitha nivelet, duhet të ndalojnë përdorimin e administratës publike për fushatën zgjedhore dhe intimidimin e tyre për angazhim në fushatë, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të bërë like apo share postimet e titullarëve e drejtuesve politikë, apo orientuar votën e tyre, të familjarëve apo të njohurve të tyre”-thekson KRIIK.

Gjithashtu thuhet se ministrat dhe drejtues të tjerë të lartë publikë duhet të ndalojnë fushatën e propagandimit të politikave me karakter publik, të promovimit të investimeve apo masave favorizuese në dobi të kategorive të ndryshme të popullatës, të inspektimeve dhe arritjeve të deritanishme, pasi tërë këto janë dhe mbeten aktivitete me natyrë të pastër elektorale, të cilat shfrytëzohen padrejtësisht për avantazh elektoral për shkak të postit dhe funksionit publik që kanë”.

Një pikë tjetër nga raporti cilësohet me rëndësi edhe roli i medias. “Mediat të ndalojnë çdo transmetim që mund të perceptohet si propagandë elektorale gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, përshi mesazhet apo thirrjet për të votuar në ditën e zgjedhjeve nga politikanët”-sugjeron raporti.

 

PËR INSTITUCIONE TË TJERA

“Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të identifikuar dhe ndëshkuar në mënyrë të menjëhershme këdo që tenton të ndikojë në mënyrë të paligjshme vullnetin e zgjedhësve apo pengon lirinë e shprehjes së kandidatëve apo subjekteve zgjedhore, me një fokus të veçantë në denoncimet që vijnë për intimidim të zgjedhësve apo tentativa për blerje të votës.

Ato duhet të ndjekin në mënyrë proaktive të gjitha rastet e shkeljeve që përbëjnë vepra penale dhe që denoncohen nga qytetarët apo transmetohen nga mediat”-thuhet në raport. Në këtë pikë e cila duket se rol të rëndësishëm do kenë strukturat e rendit theksohet se mund të ketë grumbullime të personave të ndryshëm jashtë qendrave të votimit të cilët mund të sugjerojnë apo shantazhojnë votuesit.

“Policia e Shtetit duhet të jetë tejet e vëmendshme dhe proaktive ditën e zgjedhjeve për të identifikuar dhe shpërndarë grumbullimet e personave në mjediset përreth qendrave të votimit, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe udhrin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ajo duhet të jetë tërë këto ditë mëse e pranishme në të tërë territorin e vendit, por me një qasje sa më profesionale duke mbetur e padukshme e patur në kontroll të plotë situatën”-thotë raporti.

Ndërsa institucionet përgjegjëse janë të detyruara ligjërisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, një rol të veçantë duhet të luajnë qytetarët.

“Qytetarët duhet të jenë solidarë me njëri-tjetrin duke denoncuar çdo rast intimidimi, kërcënimi apo blerje të votës në kanalet e sigurta të komunikimit në KQZ, apo në grupet e gatshme të punonjësve të policisë dhe prokurorëve që do të jenë në terren, apo edhe në faqen zyrtare të internetit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm”-sugjeron KRIIK në raportin e detajuar i cili në këtë fushatë që përkon pak ditë para zgjedhjeve ka gjetur disa problematika që mund të afishohen edhe nga institucionet ndërkombëtare si OSBE-ODIHR

Të fundit

Aksidenti i trefishtë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një i plagosur

Kosovë – Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur këtë të martë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë e...

Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit! Ja akset e pakalueshme

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës, të shoqëruara edhe me erë të fortë, në tre ditët e fundit kanë shkaktuar disa vështirësi në...

Rrëshqitje masive dheu në aksin Përmet-Tepelenë,makinat kanë ngelur në radhë të bllokuara

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë. Kjo gjë ka shkaktuar një bllokim të rrugës,...

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë/ “E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha

Fatmir Zanaj Opinioni publik është njohur disi me librin e Aredin Shytit “Përballë së keqes”, publikuar nga botimet “Naimi”. Çdo mjedisi kulturor të vendit tonë...

A mund të ndalojë Elon Musk mbylljen e TikTok në SHBA?

Zyrtarët kinezë raportohet se po konsiderojnë shitjen e TikTok në SHBA te miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, nëse aplikacioni i...

Lajme të tjera

Web TV