Mjeku jep alarmin: Dioksidi i azotit në nivele të frikshme në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Erion Dasho ka ngritur shqetësimin se dioksidi i azotit është në nivele alarmante në Tiranë, sipas tij shumë herë më lart se niveli i pranuar në OBSH dhe BE.

I ftuar në Syri tv, mjeku tha se aktiviteti i shtuar me ndërtimin dhe trafiku janë elemente që duhet të vendosin përpara llogaridhënies përgjegjësit kryesor, me në krye kreun e bashkisë, Erion Veliaj.

“Niveli i OBSH është 1.7 mg3 ndërsa niveli  i vendosur gjerësisht është vendosur 5 nga BE. Ekziston dhe një monitor që e shikon në kohën reale se çfarë po ndodh ne vendet e BE.

Me këtë studim i është bërë një shërbim i jashtëzakonshëm vendit, në qoftëse përmendet ndotja e ajrit përmendet e gjithë ajo listë e gjatë që fillon e kancerin por edhe sëmundjet kronike të mushkrive, janë sëmundjet kardiovaskulare, është ndikimi që kanë në sistemin imunitar, është ndikimi në shëndetin prodhues dhe fertilitetin.

Nëse do të zgjidhnim se cili faktori më i madh i riskut është ndotësi i ajërit në Shqipëri. Mungesa e transparencës e bashkuar me aktivitetin e shtuar me ndërtimin dhe trafikun e tmerrshëm pra të gjitha këto janë elemente që duhet të vendosin përpara llogaridhënies përgjegjësit kryesor që janë Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërtime ka dhe Gjermania por po të shohësh hartën se të gjitha ato sektorë tregojnë mesazhe të gjelbërta dhe nuk përbëjnë problem për qytetarët. Pemët kanë një rol të jashtëzakonshëm në pastrimin ajrit pra në qoftëse nuk ka një balancë mes gjelbërimit dhe pyllëzimit do të ketë një problem serioz në të ardhmen”, u shpreh mjeku

Të fundit

Çopjat në SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar...

Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet...

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit. Kjo do të...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Lajme të tjera

Web TV