Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Në fokus ulja e kostos së jetesës”/ Këlliçi zbërthen planin: Nga transporti te…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24.

Këlliçi shpalosi një pjesë të programit të tij për qytetarët e Tiranës teksa ka folur dhe për takimet me banorët në fshat dhe qytet. Ai theksoi se në fokus të programit të tij është ulja e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.

“Ka qenë një fushatë intensive, ku unë kam pasur mundësinë t’iu flas qytetarëve të Tiranës kudo.
Kam zhvilluar një tur dëgjimi me të gjithë banorët. Duke qenë se jam deputet i zonës, pak a shumë i di problematikat që ka fshati dhe qyteti, por nga ana tjetër realiteti është tjetër kur e prek vetë në terren.

Kam parë situata që më kanë ngarkuar shpirtërisht dhe emocionalisht, por më ka ndihmuar dhe për programin.

Shënjestër kryesore të programit tim kam pasur uljen e kostos së jetesës për qytetarët. Kemi hartuar një program që ka zgjidhjet për problemet e qytetarëve, siç është transporti. Unë kam thënë autobusin falas, për të cilin lekët do gjenden nga paratë që shkojnë për inceneratorin e Tiranës.

Ndihmojmë 200 mijë qytetarë në ditë dhe kushton vetëm 6.8% të buxhetit, kjo masë i lehtëson me 52 mijë lekë në muaj. Si i djathtë që jam mua më intereson që paratë të rrinë më mirë në xhepin e tyre se sa të shpenzohen.

Autobusi ka rezonuar më shumë me qytetarët e Tiranës. Nuk flitet vetëm për biletën 40 lekëshe.

Por në zonat rurale ka një impakt të jashtëzakonshëm. Është 200 lekë në Shëngjergj. Është një kursim i jashtëzakonshëm për qytetarët, që t’iu lehtësosh transportin dhe t’iu kursesh para në xhep”, deklaroi Këlliçi.

Ai tha më tej se kjo gjë inkurajon përdorimin e autobusëve dhe dekurajon përdorimin e makinave private duke ulur trafikun teksa foli dhe për rinovim të flotës së autobusëve.

“Kam premtuar se do vendos kamera monitorimi brenda çdo autobusi për disa probleme që shqetësojnë qytetarët.

Kemi rastin e ngacmimeve seksuale dhe ne e bëjmë më tërheqës përdorimin e autobusit dhe ulim numrin e makinave në Tiranë. Ka dhe një aspekt të rëndësishëm që është pastrimi i ajrit”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: Ekspertët s’kanë studiuar mbi 80% të dokumenteve

Duke u ndalur te problematikat në disa zona, Këlliçi tha se Astiri ka 70 mijë banorë, një nga zonat me rritjen më intensive, që është zhvilluar më së shumti.

“Metri katror ka shkuar 1000-1200 metër katrorë dhe është një zonë që nuk ka rrugë, nuk ka kopshte, nuk kanë shkolla. Nuk marrin asnjë shërbim. Zona shëndetësore që është ngritur në Unazën e Re në Yzberisht është një qendër e vogël ambulante që mund t’iu shërbente 500-600 banorëve.

Këtu në Shkozë kam takuar një zotëri që erdhi me dokumentet e IMT-së, më tha më kanë prishur shtëpinë, i kam kërkesë bashkisë për t’u trajtuar me bonus qiraje dhe përgjigjja ishte që ju nuk ju është shembur shtëpia. ka dhe raste të tilla.
Si rasti i zonjës në fjalë janë të shumta.

Janë të shumta shqetësimet nga banorët dhe për devijimin e lumit Lana për të hapur një shesh për ndërtim”, tha Këlliçi.

Lidhur me urbanët falas, ai theksoi se personeli nuk preket.
“Ne do të modernizojmë stacionet, do t’i shtojmë stacionet dhe do t’i çojmë pranë zonave të banuara.

Është një masë që buxhetit të bashkisë i kushton vetëm 6.8%. Një bashki që harxhon 60 % të buxhetit të bashkisë për paga, luks, koncerte, ne harxhojmë vetëm 6.8% për transportin”, tha Këlliçi.

Ai foli dhe për termoizolimin e pallateve me sistem kapotë. Po kështu tha se do të vendosen ashensorë në pallatet që nuk i kanë duke nisur nga njësia 8. Kandidati i opozitës deklaroi se nuk do të preket prona e asnjë qytetari.

“Ka një problem në Tiranë nuk rrezikohen vetëm banorët e pallateve të reja, por banorët autoktonë. Prona është e shenjtë, prona nuk do i preket asnjë qytetari.

Për çfarë ka në dorë bashkia e Tiranës, unë i garantoj qytetarët që prona nuk do iu preket.
Shkolla me dy turne duhet të marrë fund në Tiranë.

Do duhet të ndërtojmë shkolla të reja. Nuk ka kopshte e çerdhe dhe prindërit detyrohen t’i çojnë në institucione private, është një barrë për çdo familje. Në programin tim janë shkolla, kopshte e çerdhe”, tha Këlliçi.

Të fundit

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër/ Çfarë duhet të bëni

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet...

Luiz Ejlli shkon në “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Luiz Ejlli do të shkojë mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ai do të shkojë në këtë spektakël si i ftuar special. Luiz...

Spanja nën pushtetin e përmbytjeve, mobilizon mijëra forca ushtarake në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin...

Ky është shteti me fuqinë më të madhe të ndikimit në zgjedhjet në SHBA

Gazetari shqiptar në SHBA, Dorand Vojka, është shprehur se Izraeli është fuqia më e madhe që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA, përmes lobeve të...

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron!

Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV