I hoqën vulën e PD Berishës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, ka zbardhur vendimin e datës 3 mars 2023, mbi konfliktin e drejtimit të Partisë Demokratike, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, i cili përfaqëson linjën e Perëndimit dhe të Lulzim Bashës.

Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së.

Apeli e ka rrëzuar këtë vendim si të pabazuar, ndërsa ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë.

Deri kur të merret një vendim tjetër, nëse do të ketë një të tillë, në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj, duke e nxjerrë jashtë ligjit Rithemelimin e Berishës.

Po cilat janë argumentet e Gjykatës së Apelit për rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit?

Përpos të tjerave, Apeli thekson se gjyqtari Agron Zhukri ka qenë i njëanshëm në gjykimin e kësaj çështje dhe se kërkesa e tij për të dhënë dorëheqjen duhet të ishte pranuar.

Të fundit

Spiunia serbe në OSBE, qëndron në paraburgim, ekspertët: BIA vijon të veprojë në Kosovë

Pas hetimeve disa mujore dhe me vendim gjykate, serbja Jelena Gjukanoviç, e punësuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë,...

Limaj, kyçi i një mandati tjetër kryeministror të Kurtit

Nga Eduard Zaloshnja Vetëvendosja e Kurtit mori vetëm 40.9% të votave të pjesëmarrësve të zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Dhe me këtë përqindje do të...

‘Më i keqi që kam parë’/ Gjesti ballafaqohet me Eglin: Kur e pashë, terr mu bo (VIDEO)

Egli dhe Gjesti janë ballafaquar mëngjesin e sotëm në lidhje me atë që ndodhi mes tyre në darke. Mesa duket, Gjestit nuk i ka...

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Shën Vlash

Shërbimi veterinar ka vendosur në karantinë fermën e shpendëve në fshatin Shën Vlash të Durrësit, pas marrjes së njoftimit se në këtë fermë kishte...

“Paqja është larg”/ Trump i përgjigjet Zelenskyt: Amerika nuk duron më!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi edhe njëherë se paqja mes vendit të tij dhe Rusisë është ende shumë larg. Një deklaratë që është...

Lajme të tjera

Web TV