”Më 14 Maj votoni 1-shin, lirinë tuaj”/ Berisha: Rama ka frikë dhe tmerr nga vota juaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Malësi e Madhe, Isa Ramaj.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha është shprehur se Malësia e ka marrë vendimin e saj që më 14 Maj të zgjedhë në krye të saj Isa Ramajn.

Sali Berisha: Sot, ne vijmë para jush për të kërkuar votën e çdo malësori, çdo malësoreje, atdhetar, patriot, punëtor. Por vijmë gjithashtu krenar me ju dhe ballëhapur para jush, sepse ne vijmë për të paraqitur Isa Ramën, kandidatin tuaj, njërin prej jush, i cili dallon shumë nga Tonini, jo se Tonini nuk është i kësaj treve, por problemi është se Tonini dhe të gjithë si Tonini nuk janë më të qytetarëve, janë të Edi Ramës, janë kandidatë të qeveritarëve.

Do ju jap një shembull: në parlament ju keni Ramadan Likën përfaqësues. Ramadan Lika, në parlamentin e vendit, pikërisht se ka ndjerë përgjegjësitë para jush, është bërë një avokat i pamposhtur i interesave të malësorëve të Malësisë së Madhe. Më thoni pak, sa herë e keni dëgjuar Paulinin të çelë gojën për Malësinë e Madhe.

Ja ku është këtu zonja Greta Bardeli. Në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur në parlament problemet e qarkut të Shkodrës. Po kështu Zef Hila. Sa herë e keni dëgjuar Benet Becin të flasë një fjalë për Shkodrën në dy vite? Asnjëherë! I solla këto shembuj për të thënë se ndryshimi është shumë i madh, se këta janë qeveritarët tuaj. Ata janë të qytetarëve dhe do mbeten të qytetarëve.

Ky është ndryshimi esencial që duam të sjellim më 14 Maj. Unë e di që Malësia e ka marrë vendimin e saj dhe Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë. Lutja ime është të mbledhim çdo votë në çdo skaj të kësaj malësie.

Kryetari i PD-së, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për të cilin ka thënë se ka frikë dhe tmerr nga vota e qytetarëve.

Lexo edhe :  OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

Sali Berisha: Edi Rama është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Ky ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Kjo tregon se ai është i pashpresë.

Ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë ndryshimin, të votojmë Isa Ramën, të votojmë 1-shin, se kemi votuar liritë tona!

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV