Partia Socialiste ka mbyllur fushatën në bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet vendore, të cilat do mbahen më 14 maj.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se Bashkia e Lushnjës është transformuar falë punës së Partisë Socialiste dhe vizionit të kryebashkiakes Eriselda Sefës. Ai tha se Meta dhe Berisha më 14 maj do të marrin një leksion të paharrueshëm, duke shtuar se PS-ja do jetë forcë fituese në këtë bashki.
“Ky shi, që sapo filloi, lajmëron breshrin që do të bjerë mbi kokat e atyre që meritojnë një mësim të madh më 14 maj. Në Lushnjë do marrin leksion të paharrueshëm, që se si e mos të guxojmë më herë tjetër të vijnë këtu për të kërkuar votën me faqen e zezë të Salike Floririt. Besoj se së pari, edhe këtu në Lushnjë puna jonë flet më shumë seç ka folur deri më sot, dhe me siguri, ajo që ju dhe të gjithë qytetarët të Lushnjës presin dhe duan, që të bëjmë edhe më tepër në këtë vitet e ardhshme me Eriseldën dhe më të gjithë qytetarët e Lushnjës”, tha ai.
Ai tha se Eriselda Sefa është njeriu i duhur për të drejtuar Lushnjën përgjatë katër viteve të ardhshme.
“Më 14 maj do të votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, por nga ana tjetër do të votohet për nderin dhe dinjitetin e këtij flamuri që ne e mbajmë në zemër. Më 14 maj është zgjedhje jo thjesht mes kandidatëve tanë, por që është një masë kundër faqes së zezë të Shqipërisë, të damkosur nga SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët tanë, ky është mesazh për të gjithë demokratët. Pas asnjë diskutim ajo që sot iu ofrohet si alternativë, nuk është alternativë, por turp të madh për Shqipërinë, e cila sot ka një mbështetje më të madhe nga partnerët dhe aleatët strategjikë”, u shpreh Rama.