Vangjeli: Berisha ‘thes çimentoje’ në kurrizin e shoqërisë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli e cilëson Sali Berishën si ‘thes cimento’ që rëndon në kurrizin e të gjithë shoqërisë shqiptare.

Në Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’ me Denis Mingën, analisti tha se do të jetë 14 maji që do të përcaktojë një ekuilibër të ri në politikën shqiptare.

Sipas tij, beteja për zgjedhjet vendore nuk është vetëm mes forcave të mëdha politike por edhe mes vetë brenda demokratëve.

Analisti Vangjeli e konsideron kandidatin e PD, Roland Bejko si politikanin që shpëtoi fytyrën e PD dhe i dha leksion politikës.

“Shkëputja nga Berisha është shkëputje e të gjithë shoqërisë sonë. Në moemntin e parë pacienti ndihet i dobët por shprehja që nuk mungon kurrë është tani lëviz sikur kam një thes cimento më pak në kurriz.
Berisha është thesi i çimentos në kurrizin e të gjithë shoqërisë shqiptare. Arbitri ka dhe 24 orë për të dëgjuar komentet e politikanëve dhe hesht edhe arbitri suprem do jenë shqiptarë.

 

Përtej të gjithë parashikimeve dhe perceptimeve që krijojnë, në demokraci vendos shumica dhe të gjithë të tjerët duhet t’i binden.

Kjo s’do të thotë që gjithmonë shumica ka të drejtë. Ka raste që edhe një individ i vetëm ka të drejtë.

Këto zgjedhje janë 3 planëshe, do zgjidhen kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe votim mes këtyre dy pjesëve të PD. Pavarësisht rezultatit, kjo do të japë një ekuilibër të ri.

PD e Alibeajt ndonëse i kishte të gjithë kundër duhet të kandidonte në 61 bashki dhe të kishte kandidatë për këshilla bashkiak.

Bën dallim 1 detaj për kandidatin e Tiranës. Pavarësisht arsyetimeve të tjera, Bejko jo vetëm shpëtoi fytyrën e PD, i dha leksion politikës”, tha Vangjeli.

Të fundit

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Lajme të tjera

Web TV