Zgjedhjet e 14 majit/ Meta thirrje qytetarëve: Marrni pjesë masivisht në votime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë shtypi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Meta thotë se dalja në votime është detyrim qytetar por edhe detyrë patriotike, sipas tij.

“Sot dua t’u kërkoj të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre jo vetëm qytetar, jo vetëm kushtetuese, por mbi të gjitha patriotike në këto momente kritike që ka kaluar vendi ynë për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe sidomos për të kuptuar se abstenimi nuk është zgjidhje, përkundrazi është ndihma më e madhe që i jepet një bande që të vazhdojë të plaçkisë Shqipërinë, të zhysë vendin tonë në borxhe të cilat do t’i paguajnë gjeneratat e ardhshme.

Të gjithë duhet të bëhen pjesë e ndryshimit. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë as të ankohet nesër. Akoma më keq ai që tregton votën e tij.

Jam besimplotë se qytetarët shqiptarë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe do marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet e 14 Majit”, tha Ilir Meta.

Të fundit

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Lajme të tjera

Web TV