Akull!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh lodhur udhëkryqeve të botës, lodhur duke u endur kryq e tërthorë nëpër paanësi, vendosa të rikthehem tek personi që është dështimi por edhe triumfi më i madh në jetën e secilit prej nesh, vendosa të kthehem tek vetvetja.

Lodhur prej viteve të mundimit të brendshëm, lodhur prej pohimeve të dashurive që si deshëm kurrë e lodhur prej mohimeve të atyre që deshëm deri në mishërim, u ktheva kurriz-kërrusur drejt e në shtëpi.

Hapa derën plot vrull dhe pashë veten time kërrusur pranë oxhakut, teksa përpiqej të shkrinte, aq shumë ishte ngurtësuar prej kaq vitesh.

Nuk i ngriti as sytë, ndoshta nuk kishte më forcë aq të urdhëronte qëpallat, teksa une nuk stepa nga pamja e saj e mjeruar por klitha sa fuqi kisha në kokë: A më do? A më do ti mua?

Gati në dëshpërim prisja një përgjigje, e doja ta dija nëse e kisha humbur edhe vetveten, teksa ajo përsëri nuk foli, e heshtja përcëllonte si zjarri ato dru të thata zhytur thellë në skutën e zezë të oxhakut.

Notat e dëshpërimit rritën ritmin e katapultimit nëpër trup teksa fillova të kem pafundësi ndjesish, po digjesha nga dëshira për të ditur, ndërsa ajo, vetvetja ishte terësisht ana e kundërt e imja, e qetë, e ftohtë, moskokçarëse, a thua nuk qe!

Ftohtësia e saj të fuste frikën teksa edhe unë stepa, përpiqesha të afrohesha e ta prekja pak, për të parë nëse është ende në jetë.

Merr frymë? E pyeta. Më pa dhe qeshi. Akull! Mornica më përshkruan trupin. Merr frymë e pyeta? Heshtje. A me do? A me do moj, po të pyes, më thuaj, a më do? Ti moj, ti, hë më thuaj a më do???

Heshtje! Pastaj me lëvizje robotike u ngrit dhe më ktheu kurrizin, a thua e trembnin përballjet dhe nisi e tha: Ti që me vrullin e dështimit vjen e më pyet plot nerv nëse unë ndjej ndonjë farë gjëje për ty, e ke pyetur veten më parë, çfarë ndjeja unë kur më le e më braktise për të tjerë? Isha unë, vetja jote që kisha nevojë të rritesha e të forcohesha, të ushqehesha çdo ditë me dashuri dhe besim në vetvete, më duhej të rritesha, ndërsa ti nuk ma lejove, sepse ishe e zënë duke dashur botën.

Ke kaq vite që ndjen e dashuron njerëz të tjerë, e në mos njerëz, lule, e në mos lule, dashuron disa ëndrra shterpë të cilat dështuan dhe do të dështojnë sa kohe ti nuk investon në vetëbesim dhe vetëdashuri.

Jam ndjerë e përdorur sa herë me zemrën e thyer më kërkoje për të të mjekuar plagët kur sapo bëheshe më mirë, me lije dhe dashuroje dikë tjetër. E unë prisja besnike aty ku më lije, e ti vije e ti ikje, e ti ishe gjithkund vetëm jo për vetveten. Kjo është sfida e shpirtrave të mëdhenj, kjo është sfida e atyre shpirtrave që mendojnë se mund të dashurojnë, duan dhe ndërtojnë botë për të tjerët, kur ende nuk kanë ndërtuar vetveten.

Ti vije dhe unë të përqafojë, pastaj ti ikje dhe unë lutesha për ty, lutesha për ty që të mos çmendeshe e të lëndoheshe përsëri sepse bota moj bijë, bota është e egër. E ti ikje ende pa ardhur, teksa unë qepja plagët e zemrës qe sillje shkatërruar sa herë ktheheshe.

Por, e gjitha kjo u bë aq e lodhshme, aq vendosa të ftohem. Nuk doja më të të shihja të vuaje. Nëse ka diçka që e ndryshon shpirtin, ajo është dhimbja.

Ti më pyet sot pse jam ndryshe???

Sepse më dhe dhimbje, me dhe tmerrësisht shumë dhimbje dhe unë po ngrij, kam vendosur dhe duhet të ngrij. Është më mirë kështu.

Nuk preferoj të jem zgjidhje e dyte as e tretë, dua shume të dashuroj e të mos njihja kufinj për të, sepse ndjenja është shumëfishim, riprodhon pafundësisht vetveten dhe i jep botës ato ngjyra magjie që nuk ia jep asnjë ndjenjë tjetër, por…të lutem mjaft, unë nuk mundem të të qep plagët e pafundme të një shpirti dëshpërimisht të butë, tmerrësisht të aftë të dashurojë, të dashurojë botën, por jo vetveten.

Lexo edhe :  Superaksioni i shpëtimit të policisë italiane për gjeneralin amerikan të NATO-s

Sot kam vendosur të jem e ftohtë, as nxehtësitë e vullkaneve shekullore nuk mendoj se më shkrijnë më, sepse sot kam nevojë që ti të qëndrosh, të qëndrosh vërtetë, dhe jo të vish te unë me idenë për të ikur.

Ndjenjat kërkojnë besnikëri. Sot jam unë ajo që kërkoj nga ti, me duaj, me duaj vërtetë, fillo më konsidero edhe mua pjesë të botës, sepse kam nevojë të jem me ty, kam nevojë të jem e jotja.

Dua të të lumturoj, por lumturi e gjendur mes nesh, mes asaj që ti je dhe asaj që unë jam.

Hajde, hajde bëhemi njësh bashkë dhe të krijojmë atë që vërtetë duhet, dashuri për veten.

Mos e mashtro botën me nevojën tënde për te dashur, por duaj veten, me duaj mua, dhe bashkë do të jemi më të forta e më të pathyeshme ndaj dashurive të humbura e mundësive të mohuara në botë.

Më pyet a më do? A më dhe ti dashuri?

Dashuritë platonike janë ndjesi që zgjasin më pak se 24 orë.

Hajde pra, më duaj, me duaj vetëm mua.

Nuk duron dot vetminë??! Sfidoje, vetëm kështu do të mund të triumfosh. Në fund të fundit, secili prej nesh ka jetën e tij e në fund të ditës, ego quaje, por pak pranohet të japësh nga vetja, në drejtim të të tjerëve.

Më pyete a të dua? Jo, kam harruar të ndjej. Sepse ke dhënë gjithçka për të tjerët duke mos lënë asgjë për veten tënde.

Kam harruar të ndjej dhe asgjë më nuk më josh, s’më prek as nuk më përket.

Të kam parë të vuash e të qash me lot gjaku për ndjesi që i dhe por nuk i more, për pasione që ngrinë në ftohtësinë e botës, për dëshira që hasen në indiferencë, për ndjenja që nuk ti kthyen kurrë, të kam parë të qash për pak vëmendje me idenë e rritjes së nivelit të vlerësimit, e në fakt je zhvlërsuar.

Kam kaq vite që ndjej dhimbjen në heshtje, bashkë me ty për të gjitha disfatat dhe dështimet që përballe.

Sot nuk të dua. Por më mëso, nëse jam prioriteti yt, më mëso. Kam ngrirë, por nëse do, më ngroh e më shkrij.

Nuk qaj dot më, por më bëj të ndjej dhimbjen, më bej, më bej ti.

Buzëqeshje nuk kam në fytyrë, por nuk ka gjë, më bëj shpirtin të buzëqesh, por bëje ti nëpërmjet vetes, dikush tjetër është ndjesi boshe.

Nuk eci dot, por nëse ti dëshiron, do ngrihem të vij tek ti.

Kam vite, vite që pranoj të duash botën e vet të mbetem në hije, por sot nuk mundem më.

Kthehu tek vetvetja. Është koha ta bësh.

Bota mori shumë prej teje dhe pak nga pak po të thith palcën e butë të shpirtit që të karakterizon, rrezikon të përballesh me paralizë shpirtërore të përjetshme.

A të dua? Nuk e di, vetvete nuk e di. Më mëso, më mëso ti nëse mundemi prap të jemi ne, qoftë edhe duke shtuar notat e egoizmit.

Mblodha duart në krahërorin tim. Akull. Vërtete, kaq shumë kisha humbur duke i dhënë botës, kaq shumë dashuri???

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV