Sa herë në vit duhet të shkrini akullin e frigoriferit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk ke një model no-frost (kundër ngrirjes), akulli në frigorifer mund të shndërrohet në një armik për t’u luftuar që me kalimin e kohës mund të provokojë problematika teknike dhe një konsum më të madh energjie. Nëse ky është rasti yt atëherë duhet të shkrish frigoriferin tënd të paktën tre herë në vit, mundësisht gjatë ndërrimit të stinës.

Cilat janë fazat ?

– Hiq nga frigoriferi të gjitha ushqimet; hidh ushqimet e skaduara, vendos në një termus ushqimet që akoma mund të përdorësh.
– Fike frigoriferin duke hequr spinën dhe vendos disa peceta të thata përtokë, ose një legën.
– Prit rreth një orë, deri sa akulli të shkrihet totalisht.
– Thaj me peceta ujin që është formuar, ndërkohë nëse akulli nuk është shkrirë I gjithi mund ta largosh më një spatul.
– Hiq raftet dhe gjithë aksesorët e frigoriferit dhe laji në lavaman me ujë të ngrohtë.
– Pastro frigoriferin nga brenda me ujë të ngrohtë, sodë buke dhe uthull.
– Ndiz frigoriferin dhe vendos përsëri ushqimet e mira.

Gjërat që nuk duhen bërë

Për të përshpejtuar shkrirjen e akullit mos përdor produkte kimike, sepse mund të shkrijnë pjesët e plastikës dhe të jenë gjithashtu të dëmshme për shëndetin. Gjithashtu ki parasysh mos përdorësh objekte me majë si thika ose gërshërë, sepse ka pajisje specifike për këtë punë. Mos përdor tharëse flokësh, nuk është e sigurtë. Ki parasysh që mbasi ta kesh pastruar frigoriferin,duhet ta ndezesh në një temperaturë më të lartë. Mbas rreth një ore mund të kthesh temperaturën e zakonshme./E.Ç

Të fundit

E keni ditur! Sheqeri i bardhë apo kaf, cilin duhet të përdorni

Sot në treg ka shumë lloje sheqeri, por sheqeri kaf dhe sheqeri i bardhë janë ende dy më të...

Berlini, Parisi dhe Roma i shkruajnë Albin Kurtit: Po rrezikoni antarësimin

Tre shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të konsideroj draftin e propzuar nga BE...

Projekti më i finalizuar në vitin 2023/ Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?

Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për...

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për shkak të kontributeve të ulëta...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Lajme të tjera

Web TV