Katër ditë para zgjedhjeve, dhunë, djegie automjetesh dhe dyshime për blerje votash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa po afron data 14 maj ku do të mbahen zgjedhjet lokale, në të gjithë vendin ka akuza nga palët politike për dhunë, djegie automjetesh dhe shit-blerje votash.

Reagimet e drejtuesve politik dhe tensionimi i situatës veçanërisht në zonat ku pritet rezultat i ngushtë.

Makinë e djegur, grushta mes simpatizantëve dhe dyshime për blerje votash. Të gjitha këto janë regjistruar ditën e djeshme në vendin tonë, vetëm katër ditë para se të mbahen zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në mëngjesin e ditës së mërkurë është djegur makina Beqir Mulajt, kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Has, e cila ishte një automjet me targa të huaja. Beqir Mulaj i bën thirrje organeve ligj zbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen.

“Jam njoftuar përmes telefonit se në garazh ka flakë. Ky është garazh dhe magazinë që e përdor për gjëra familjare, kur kam ardhur këtu kam gjetur policinë dhe zjarrfikësit dhe për 20 minuta është bërë i mundur shuarje e tyre”, tha ai. Mulaj e ka lidhur incidentin me kandidimin e tij.

“Kjo është një gjë që përkoi me fushatën elektorale unë jam kandidat për krye bashkiak, dhe unë nuk mund të vë gishtin te asnjë, policia ka ardhur dhe unë kam besim te puna e tyre. Unë nuk besoj kurrë që do të jetë një dorë e tillë, unë dua të jem i sinqertë dhe nuk dua që të abuzoj dhe të përdor këtë gjë. Kam pasur një makinë që është djegur komplet, janë djegur shumë materiale të tjera bujqësore dhe blektorale dhe janë dëmtuar objekti plotësisht”, ka thënë ai.

Dhunë mes simpantizantëve

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” denoncoi mbrëmjen e së martës një akt dhune ndaj simpatizantëve të tij në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë, ku janë përfshirë disa funksionarë të lartë të Partisë Socialiste.

Në deklaratën e “Bashkë Fitojmë” thuhet se zyrtarët e shtetit kanë goditur më qyta pistoletash katër aktivistëve të Partisë Demokratike. “Në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, një bandë e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike.

Të tre banditët me spaleta pushteti, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari.

Lexo edhe :  Rikthehet LaCivita, sulmon Ramën në Fox News: Autokrat i Europës, armiku i Trumpizmit!

Të tre personat dhunues, sipas raportimeve, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve.

Blerja e votave nga PD

Kandidati i Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj ka reaguar pas lajmit se një grua u shoqërua, pasi dyshohet se blinte vota për të, por më pas u la e lirë. Kandidati demokrat thotë se kjo është një sajesë e sipas tij mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. “Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten.

Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër. Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot.

Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim. Ndryshimi është afër.

Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë Bashkinë te qytetarët”, tha ai. Pas shoqërimit në komisariat qytetarja e identifikuar si D.D është lënë e lirë pasi nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë që mund të faktonte që blinte votat për Kapllanajt.

Rasti u denoncua në rrjete sociale. Një tjetër denoncim për shitblerje të votës po qarkullon në rrjetet sociale. Në këtë rast akuzohet kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Besnik Dushaj, se po tenton të blejë vota në favor të tij.

Biseda që po qarkullon në rrjetet sociale bëhet mes një personi të quajtur A. A, anëtar i strukturave të ‘Rithemelimit’ dhe një zonje me inicialet V. D. Në një moment në bisedë dëgjohet zonja që i thotë personit tjetër se “ja kam dhënë voton sa herë.

Thuaj Dritanit për 30 mijë lekë, as nuk  në jet s’kam me ja dhënë”. Denoncimi pretendon se për këtë është në dijeni dhe policia e Tropojës. Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me një rast të tillë.

Ndërkohë që po dje  ka një tjetër video që po qarkullon si denoncim për shit-blerje të votave. Në video e filmuar nga telefoni, një person i identifikuar tashmë nga policia, që bën haptazi pazar në kafe për shitjen e votës që dyshohet se është në favor të ‘Partisë së Lirisë’.

Pas publikimit të kësaj videoje ka reaguiar edhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e Kristo Agalliut për shit-blerje votash duke thënë se janë lojëra dhe inskenime të Bledi Çuçit.

Të fundit

Zjarr në Llaman, ngrihen helikopterët e ushtrisë

Zona mes Pilurit dhe Llamanit në Himarë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, njoftoi kryetari i bashkisë, Vangjel...

Greqia, një ‘gjysmëringjallje’ në vendin e pushtuar nga turistët dhe varfëria

Shkëlqim dhe plagë. Në rrugicat e bardha të lagjes Plaka, turma amerikanësh me shapka dynden me etje për të blerë suvenire. Nga 1 korriku...

SHBA bombardoi Iranin, shtetet e Gjirit në alarm, BE bën thirrje për diplomaci

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, e gjithë bota reagoi duke shprehur shqetësim për një përshkallëzim të mëtejshëm...

U bombarduan nga SHBA, iranianët takim urgjent me Putinin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir...

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do...

Lajme të tjera

Web TV