‘Një nga prioritetet tona’/ Presidenti i Polonisë: Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda këtë të enjte ndodhet në vendin tonë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Duda është presidenti i parë polak pas 20 vitesh që viziton vendin tonë, i cili në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që tashmë ndodhi një vizitë e tij ku do të japë ,më shumë zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai ka thënë se Polonia është në krahë të Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE.

Është vizita e parë e një presidenti polak pas 20 vitesh dhe ne jemi të gëzuar që po ndodh një gjë e tillë, pasi tregon për një gjallëri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë. Do të përbëjë një fillim bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë.

Së shpejti besoj dhe shpresoj që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe besoj se do të jemi bashkë në këtë familje të madhe.

Mbështetje tona polake për në BE i thash zotit president që kemi pas një konferencë shtypi dhe ofrimi i Polonisë në 2025 prioritetet e Polonisë, janë bashkimi i BE me SHBA dhe prioritet tjetër është integrimi i Ukrainës, Moldavisë, dhe vendeve të Ballkanit ku është pjesë edhe Shqipëria që i ka përmbushur këto kritere”, ka thënë  ai.

Ndër të tjera kreu i shtetit polak është shprehur se Shqipëria është për tu vlerësuar për qëndrimin korrekt që ka mbajtur ndaj agresionit rus në Ukrainë

Përsa i përket qëndrimi tonë ndaj qëndrimit rus në Ukrainë, kemi prit në vendin tonë mijëra persona nga Ukraina që u larguan nga lufta, dua të falënderoj presidentin dhe shoqërinë shqiptare për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Dua ta falënderoj për politikën e qartë ndaj agresionit rus, një agresion pa kuptim që prek të gjithë parimet ndërkombëtare dhe tashmë duhet që të mbarojë, me një mënyrë largimin e forcave ruse nga territori ukrainas.

Duhet që territori i Ukrainës ti kthehet në mënyrë të plotë ky do të duhet që të jetë përfundimi i kësaj lufte”, ka thënë ai.

Të fundit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit

Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave...

Zbulim befasues në hapësirë – Një objekt i panjohur mund të jetë përplasur me Saturnin

Një zbulim i pazakontë nga astronomët po ngjall interes në komunitetin shkencor: një njollë misterioze është vërejtur në atmosferën e Saturnit, çka mund të...

Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët në Bashkinë e Durrësit

Ashtu siç u bë e ditur nga takimi i dy ditëve më parë mes Kryeministrit Rama dhe strukturave lokale të PS në Durrës, të...

Gjendet parcela me kanabis në Has, procedohet kryeplaku

Vijon operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, i koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe ajri, me mbështetjen e dronëve...

Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa...

Lajme të tjera

Web TV