Parashikimi i motit nga Metoalb, si do të jetë koha ditën e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ka qenë sinoptikania e Metoalb Lajda Porja, e cila ka bërë parashikimin e motit për ditën e votimeve.

Sipas saj do jetë një mot i favorshëm e me kushte ideale për të votuar. Temperaturat në ultësirën perëndimore do jenë 24-25 gradë, ndërsa në zonat malore rreth 19-20 gradë.

“Jo vetëm që do jetë mot i favorshëm, por janë kushte ideale për të votuar. Megjithëse vranësirat do të jenë prezente, do kemi reshje të pakta, ose momente me pika shiu në shumë qytete të ultësirës perëndimore, zonat veriore kanë reshje disi më të dukshme, megjithatë, jo më shumë se 3-4 milimetra. Them e favorshme se nuk do të jetë një ditë me shumë diell apo temperatura të larta që njerëzit të frekuentojnë detin, është e pamundur. 

Ora 5-6 e mëngjesit ka reshje të pakta, kemi pastaj një interval të gjatë deri rreth orës 5-6 e pasdites ku do të kemi kthjellime, vranësira, momente shiu në kryeqytet dhe në disa qytete kryesore, reshjet më në veri edhe pse e paqëndrueshme situata, reshjet nuk do të jenë fare problematike, matjet do të jenë në sasi të papërfillshme.

Vijon situata deri në mesin e javës tjetër, pra deri ditën e mërkurë, ku vranësirat mbeten prezent edhe reshjet e pakta. Pas ditës së mërkurë do të kemi ditë me diell, temperatura të larta, madje deri në 30 gradë, ku njerëzit mund të frekuentojnë më në fund edhe plazhin”, është shprehur Lajda Porja.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV