Rama i bindur: Marrim 50 bashki/ Berisha: Fitojmë ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama në daljen e fundit televizive para mbylljes së fushatës është shprehur se nga anketimet që janë kryer PS merr 49-50 bashki të mëdha të vendit. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të trumfojë në shumicvën e bashkive të vendit. Beteja e shifrave që merr fund më 14 maj.

Çfarë deklarojnë liderët politikë pak tre ditë para se verdiktin ta marrin qytetarët.

Kryeministri Edi Rama tre ditë para zgjedhjeve në daljet e fundit televizive është shprehur I bindur se PS do të triumfojë në zgjedhjet lokale ku nga 61 bashki të vendit thotë se do të marrin 49-50.

Këtë deklaratë e bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” kur u pyet si i parashikon  zgjedhjet lokale të 14 majit. “Ne bëjmë anketime që para shumë kohësh. Sot në Shqipëri janë të mbyllura, fitore e PS, 49-50 bashki.

Nuk ka asnjë garë në Shqipëri sot që është e mbyllur për ata. Unë po flas se çfarë ne parashikojmë nga anketimet. Dështim do të ishte nëse do të fitonin ata. Nëse flasim për bashki të madha apo të vogla, atëherë këtë 11 që ngelen të hapura, bëhet fjalë për bashki të vogla jo të mëdha”,-tha Rama.

Ndonëse nuk specifikoi kush mund të jenë “bashkitë humbëse”, Rama shprehu bindje se anketimet, por edhe fryma që ai sheh në çdo takim flasin për fitoren bindëse të PS-së. Duke u ndalur për Tiranën, kryeministri u shpreh se Erion Veliaj I duhet kryeqytetit dhe se me të ka bashkëpunim të mirë.

Kryeministri Edi Rama thotë se Erion Veliaj është personi që i duhet Tiranës në krye të bashkisë. “Që në ditën e parë që kemi marrë detyrën, në mbledhjen e parë të qeverisë dhe grupit parlamentar më ka ndodhur të përsëris, vendin ku ulesh ta jep populli, partia, kryeministri. Ama kush, ndërkohë që punojmë për një qëllim të përbashkët, mbas shpine punon për qëllime të përveç, duhet ta harrojë që ka mbrojtje nga PS.

Kush më ha pas shpine ta harrojë që do ketë mbrojtje nga unë. Erioni për mua është kryetari i bashkisë që i duhet tiranë. Jam i lumtur për bashkëpunimin që kemi, natyrisht ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam kompetencat e mia”,-tha Rama.

 

Sulmet me emër në Himarë

Kryeministri është treguar i ashpër me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë Fredi Beleri. Në ditët e fundit ai ka dhënë një intervistë për gazetat greke, duke u shprehur se synon “helenizimin e Himarës”. Një deklaratë e tillë, por edhe disa presione që sipas Ramës po bëhen në himarë kundrejt emigrantëve nuk do të toterohen.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh.

Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”-tha Rama

Lexo edhe :  2024, viti i SPAK

Berisha: Do fitojmë në pjesën më të madhe të Bashkive

Ish-kryiministri Sali Berisha në takimet e fundit përbyllëse është shprehur se koalicioni Bashkë Fitojmë” do të ketë rezultat befasues në të gjithë bashkitë e vendit.

Edhe pse nuk ka thënë sesa janë pritshmëritë, ai ka thëksuar se do të fitojë më shumë se gjysmën e bashkive, madje bashkitë kryesore në vend, nga jugu në veri.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme i ftuar në emsionin Top Story tregoi arsyet e largimit në vitin 2013 nga drejtimi I PD-së dhe rikthimin një vit më parë. Sulmet më të ashpra I ka nisur drejt ish-kryetarit Lulzim Basha të cilin pranoi se e ka mbështetur, por që sipas tij kohët e fundit ka bërë lojën e Ramës.

“Në 2013 humba zgjedhjet dhe dhashë dorëheqjen ishte vendimi më i mirë, i qëndrova vendimit tim. Jam njeri i vendimeve unë, nuk e kisha aspak të vështirë vendimin. Çdo njeri që më ka pyetur u kam thënë që nuk ka rikthim. U riktheva se konstatova me fakte se po dhunohej sovraniteti i vendit tim. Çdo njeri përfaqëson copëzën e sovranitetit e nuk mund të shkelim kurrë mbi të. U kërkua që unë të mos ish anë parlament dhe po të pranoja këtë gjë do të pranoja dhunimin e sovranitetit.

Kur mu prek e e drejta fillova betejën vetëm, zgjati tre muaj dhe mund të zgjaste edhe më shumë.”– tha Berisha. Ai gjithashtu ka thënë se ideja e drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, nuk ishte e tij. Ai tha se sa ka qenë ministër e sa ka bashkëpunuar me Bashën e ka mbështetur atë në maksimum por se Bashën nuk e ka mbështetur në iniciativën për të drejtuar PD-në.

“Lul Basha nuk mund të vazhdonte më kryetar por kjo ishte çështje tjetër. Në 2011 unë kam bërë përpjekjet e mia për të fituar në të gjithë Shqipërinë por bashkia e Tiranës u mor nga koalicioni. Basha nuk ka qenë i përzgjedhuri im. Çdo ministër pa pasur jo bekimin por nxitjen më të fuqishme që të përmbushë misionin e tij.

Ku unë kam mbështetur një ministër kam mbështetur veten time, nëse e kam mbështet në përpjekjet për rrugën e kombit a për liberalizimin e vizave janë projekte të miat. Nuk ka një ministër që punon me mua e të ndihet i pasigurt me mua.

Çdo njeri që bashkëpunon me Berishën është i sigurt. Bashën nuk e kam mbështetur në iniciativë për të drejtuar PD-në, është ofruar vetë për të kandiduar jo nga unë. Olldashi është ofruar vetë, çdonjëri që të më vinte nga nënkryetarët do i thoja mirëseerdhe. Në vitin 2017 unë i kërkova largimin atij. Unë mbroja Partinë Demokratike, vetë jam rikthyer kur pash që po shkelmohej sovraniteti i vendit tim.

Ka qenë një forcë shumë madhore që ka të bëjë me të drejtën e shqiptarëve për të vendosur kush duhet te jetë në parlamentin shqiptar. Këtu kam mbështetje nga shqiptarët dhe amerikanët që vlerësojnë sovranitetin e paprekshëm.”– u shpreh Berisha.

 

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV