80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbushen 80 vjet që nga emisioni i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Më 13 maj të vitit 1943, ndërsa bota ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara iu shtua edhe gjuha shqipe. Emisionet në shqip u ndërprenë për disa vite pas luftës, por u rihapën përsëri ndërsa bota e gjente veten në një luftë tjetër, atë që hyri në histori si Lufta e Ftohtë. Zëri i Amerikës në shqip, atëhere dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t’u sjellë shqiptarëve informacione të paanashme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara.

80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip

Zëri i Amerikës shënon sot 80 vjetorin e transmetimit të emisionit të parë në gjuhën shqipe.

Më 13 maj 1943, nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, Zëri i Amerikës, foli për herë të parë në shqip.

Ndërsa bota ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara iu shtua edhe gjuha shqipe. Emisionet në shqip u ndërprenë për disa vite pas luftës, por u rihapën përsëri ndërsa bota e gjente veten në një luftë tjetër, atë që hyri në histori si Lufta e Ftohtë.

Zëri i Amerikës në shqip, atëhere dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t’u sjellë shqiptarëve informacione të paanashme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Vetë Zëri i Amerikës ishte themeluar një vit më pare. Më 1 shkurt 1942, ndërsa bota po përjetonte mizoritë e Luftës së Dytë Botërore, folësi i emisionit të parë të Zërit të Amerikës, William Hale, e hapi programin me fjalët, që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.

Në ditët e para, studiot e Zërit ishin në Nju Jork. Në vitin 1945, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Shqip u mbyll. Por ndërsa Evropa u nda nga perdja e hekurt, për koiçidencë, po më 13 maj të vitit 1951, Shërbimi Shqip u rihap, për t’i vazhduar transmetimet pandërprerë deri në ditët e sotme.

Misioni i Zërit të Amerikës ishte depërtimi prapa Perdes së Hekurt, me lajme dhe informacione në vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte.

Ndonëse kanë kaluar disa dekada që atëhere, përhapja e së vërtetës, informacioni i saktë, objektiv, i paanshëm, vazhdon të jetë në qendër të misionit të Zërit të Amerikës, thotë shefi i Shërbimit Shqip Arben Xhixho.

Zëri i Amerikës ka qëndruar përherë pranë jush, në vitetet e errta të diktaturës në Shqipëri, në përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve në Kosovë për liri e të drejta, dhe në dekadat e fundit, në përpjekjet e shqiptarëve për reforma, ngritjen e institucioneve demokratike dhe krijimin e qeverisjeve të bazuara mbi shtetin ligjor.

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt, Duma revoltohet me Berishën: Si nuk i thatë SPAK-ut një herë 'Bravo'

Fundi i viteve ’80 solli ndryshime historike në Evropën Lindore dhe Bashkimin Sovjetik. Disa besojnë se për këto ndryshime, të paktën pjesërisht, ndikoi edhe Zëri i Amerikës dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë perëndimorë.

“Në Shqipëri, një vend i sunduar për 5 dekada nga një prej regjimeve më shypëse të Lindjes, Zëri i Amerikës, sipas shumë vëzhguesve luajti një rol kyç në procesin e demokratizimit të vendit, përmes mbulimit nga afër të protestave kundër komunizmit, duke u bërë stacioni i vetëm mediatik, ku opozita e re, që ishte në formim e sipër, mund të shprehte lirshëm mendimet e saj, megjithë kufizimet e asaj kohe. Kosova, paraqiste sfida të një tjetër natyre. Zëri i Amerikës kishte mbuluar prej vitesh nga afër përpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për të bërë të njohur për publikun amerikan vuajtjet dhe kërkesat e shqiptarëve për liri. Këto dy ngjarje historike, rënia e komunizmit dhe lufta në Kosovë, e bënë Zërin e Amerikës stacionin e preferuar ndër shqiptarët”, thotë shefi i Shërbimit Shqip Arben Xhixho.

Fundi i viteve ’90 u dominua nga luftrat në Ballkan. Në kohën kur regjimi i Millosheviçit, filloi fushatën e spastrimit, duke dëbuar gati gjysmën e popullsisë shqiptare nga vendi dhe, kur mediumet në gjuhën shqipe në Kosovë u detyruan të mbylleshin, Zëri i Amerikës, që në atë kohë transmetonte edhe në valë të shkurtëra, u bë një nga stacionet kryesore, ku shqiptarët merrnin informacione se çfarë po ndodhte në vendin e tyre. Përmes një linje të posaçme telefonike të Zërit të Amerikës, banorët e zhvendosur mund të lidheshin me njeri tjetrin, për të ditur ku ndodheshin.

Me zhvillimin e teknologjisë, ndërsa televizioni po i zinte gjerësisht vendin radios, Zëri Amerikës, iu përshtat ndryshimeve të reja.

Më 9 nëntor, 1999, u transmetua emisioni i parë televiziv Ditari dhe në maj të vitit 2015, u transmetua emisioni i fundit i radios.

Por ndërsa radio u mbyll, transmetimet e Zërit të Amerikës, u zgjeruan në platforma dixhitale, thotë Shefi i Shërbimit Shqip Arben Xhixho.

“Është interesante se edhe sot, kur i referohen Zërit të Amerikës, shumë mediume vazhdojnë të thonë ‘radio Zëri i Amerkës’. Kjo flet për ndikimin e madh që ka luajtur Zëri i Amerikës në vite. Shqiptarët e mirëpritën në familjet e tyre duke e bërë ritual të mbrëmjes në orën 18. Sot Zëri i Amerikës, vazhdon të jetë i pranishëm, në televizion dhe në të gjitha platformat popullore dixhitale, Facebook, YouTube, Twitter, Instagram. Teknologjia ka ndryshuar, por misioni ynë mbetet i njejtë, tregimi i së vërtetës. Është kënaqësi e veçantë kur në epokën e sotme të desinformimit, besueshmëria e lajmeve të Zërit të Amerikës, është në mbi 90 për qind”.

Zëri i Amerikës, financohet nga Kongresi Amerikan, por politika e tij editoriale është e pavarur, e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet qeveritare.

Të fundit

Mbi konspiracionin e madh ‘ndaj rreziqeve’ për SPAK dhe drejtësinë e re

Nga Mero Baze Pas rezervave publike të kryeministrit Edi Rama rreth përfshirjes së SPAK dhe GJKKO në politikë me arrestimin...

Si të dalloni meningitin? Mjekja tregon çfarë duhet të kemi parasysh: Kujdes temperaturën

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste me meningit ka pasur gjithmonë....

Vangjeli: Arrestimi i Veliajt ishte i tepruar, nxitimi lidhet me rezultatin e zgjedhjeve

Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë një interviste në “Top Channel”, ka komentuar mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si...

Sa ka kushtuar kontrata me Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Nuk e fsheh kurrë

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së është normale dhe me burime financiare të kristalta. I ftuar...

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për...

Lajme të tjera

Web TV