Përfundon numërimi i votave në Roskovec, Majlinda Bufi fiton mandatin e tretë

Partia Socialiste fiton sërish bashkinë e Roskovecit. Numërimi i votave ka përfunduar mëngjesin e kësaj të hëne, ku kryetarja aktuale Majlinda Bufi fitoi përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Erdit Harizaj.

Majlinda Bufi ka arritur të sigurojë 6033 vota, kundrejt 5454 që ka marr rivali i saj.

Ditën e djeshme dy kandidatët treguan një akt qytetarie, duke pirë kafen e mëngjësit bashkë.